Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh me rastin e 5 majit.
“Ky 5 maj ka një rëndësi të veçantë sepse përkon me 75 vjetorin e çlirimit. Nën drejtimin e zvkryeministrit ka nisur puna për të përgatitur të gjithë kornizën në nderim të luftës antifashiste.
Për ne lufta nacional-çlirimtare mbetet një pikë e palëvizshme referimi.
Nga ana tjetër dua ta nënvizoj shume qartë se ka një vijë ndarëse mes luftës dhe historio-grafisë së pasluftës.
Ajo që bëri lufta anti-fashiste ishte vendosja e Shqipërisë në anën e duhur të historisë, jo me humbësit por me fituesit“, tha Rama.
ERTV Live😊: 5 MAJ – Nderojmë sakrificën sublime të dëshmorëve të Atdheut dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për të përmbushur amanetin për një Shqipëri Europiane, ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe shanset të jenë të barabarta për të gjithë🤝
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 5. Mai 2019