• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA BOTËRORE E PASTRIMIT/ Veliaj: Do i heqim licencën një operatori në një nga zonat më problematike
Home
Politikë

DITA BOTËRORE E PASTRIMIT/ Veliaj: Do i heqim licencën një operatori në një nga zonat më problematike

17 September, 2021 s.autor Politikë

Bashkia e Tiranës do t’i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit, të shtunën e 18 Shtatorit. Aksioni, është lançuar nga vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar se kryeqyteti i rikthehet kështu traditës së përvitshme për pastrimin e qytetit.

“Tani qyteti pastrohet si kurrë më parë. Kush vjen nga jashtë, – edhe delegacioni i Kancelares që ishte para pak ditësh, – e dallon dhe thotë: “Tirana është sot dita me natën”. Por pyetja është, – “a mjafton?” Qartazi nuk mjafton! Kur shikon që ka akoma njerëz që hedhin nga ballkoni, apo se si në koshat e vegjël që janë vetëm për përdorim të mbeturinave të konsumit hidhet qesja e mbeturinave industriale të shtëpisë, do të thotë që kemi ende shumë për të bërë, fillimisht për të ndryshuar mentalitetin. Ndaj jam edhe sot shumë i lumtur që, përveç uniformave të Bashkisë, shoh edhe shumë uniforma të vullnetarëve, pasi kjo nuk bëhet dot vetëm,” u shpreh Veliaj, duke nënvizuar se një qytet që do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, fillimisht duhet të jetë i pastër.

Kryebashkiaku ka dhënë gjithashtu një tjetër lajm të rëndësishëm, sa i takon vendimeve që lidhen me çështjen e pastrimit në Tiranë. Ai tha se do i hiqet licenca një prej kompanive që bën pastrimin në një prej njësive administrative ku menaxhimi i mbetjeve linte shumë për të dëshiruar.

“Siç mora një vendim të vështirë, por të drejtë për heqjen e licencës së një linje autobusi, po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi. Ajo zonë, që ka qenë një nga zonat më problematike dhe ku kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund,” deklaroi ai, duke shtuar se, viti i ri shkollor duhet ta gjejë kryeqytetin në një situatë shumë të rregullt.

Viti 2021 është viti i katërt i Ditës Botërore të Pastrimit, të cilës i bashkohen 186 shtete. Për vitin 2022, Shqipëria është përzgjedhur edhe si vendi organizator i Ditës Botërore të Pastrimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË SHUMË SE 48 ORË KËRKIME/ Akoma asnjë shenjë e 61-vjeçarit të bllokuar në nëntokën e Bulqizës
Previous article "SABRINËN E VRAU I ATI"/ Babai i 23-vjeçares reagon i revoltuar pas letrës së Elton Metajt: Plehrë, fëlliqësirë...

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT