Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Këtë herë në “Instagram” ai ka postuar një “story”. Nëpërmjet saj ai kujton datën e sotme 5 tetorin, e shpallur nga UNESCO në 1994, si “Dita Botërore e Mësuesit”. Më tej ai e shoqëron dhe me një tjetër shkrim, nga Henry Adams i cili thotë: “Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij.”




