• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DITA BOTËRORE E LIBRIT/ Qendra Kombëtare dhe Universiteti i Tiranës, angazhohen për rijetëzimin e klubeve të leximit në shkolla
Home
Kulturë

DITA BOTËRORE E LIBRIT/ Qendra Kombëtare dhe Universiteti i Tiranës, angazhohen për rijetëzimin e klubeve të leximit në shkolla

23 April, 2021 s.autor Kulturë

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave të Autorit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi një tryezë diskutimi me botues, shkrimtarë, përkthyes, profesorë, me në fokus librin. “Sfida e shoqërive sot, është leximi. Në këtë sfidë, përtej institucioneve që merren me librin, botuesve, shkrimtarëve, familja dhe shkolla luajnë një rol tepër të rëndësishëm në kultivimin e lexuesve të së ardhmes. Ne mund të shkojmë te shoqëritë e lira vetëm nëse kemi individë të rritur me librin, e në këtë sfidë, ne duhet të bëhemi bashkë”, tha drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli.

Bashkë me zv/dekanen e Fakultetit të Letërsisë, Elsa Skënderi, profesorin e njohur, Shezai Rrokaj, nga Universiteti i Tiranës, në prani të studentëve të letërsisë ata lançuan nismën “Studentët dhe klubet e leximit”. Kjo nismë ka në thelb rijetëzimin e klubeve letrare në shkolla. Liderë të këtyre klubeve do të jenë studentët e letërsisë. Harta e shkollave që do të përfshihen në këtë projekt nuk është vetëm Tirana, por shkollat në të gjithë Shqipërinë.

“Edukimi është një proces i rëndësishëm në ngjizjen e dashurisë për librin. Përmes këtij projekti synojmë të kthejmë dashurinë për librin në shkolla”, tha Skënderi.

Kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, i pranishëm në këtë tryezë, u shpreh se duhet bërë më shumë për pasurimin e bibliotekave të shkollave, pasi, prej vitesh, ato vuajnë mungesën e librave.

Dita e Librit u kremtua me aktivitete në të gjithë Shqipërinë nga QKLL-ja. Aktivitetet kulmuan në qytetin e Durrësit, i cili është shpallur simbolikisht edhe kryeqyteti i librit për 2021-in.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ "Skuadronet e vdekjes” janë projekt politik, e jo emocion që vjen nga dopjo e tretë e rakisë...
Previous article KIMETE BERISHA/ Pse Edi Ramën?

s.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT