• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Diplomatë dhe nëpunës civilë nga Turqia kërkojnë azil në Gjermani
Home
Nderkombetare

Diplomatë dhe nëpunës civilë nga Turqia kërkojnë azil në Gjermani

3 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Rreth një mijë diplomatë dhe nëpunës civilë nga Turqia janë midis 15,654 personave që kanë kërkuar azil në Gjermani, që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016.

Enti Federal Gjerman për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) njofton se nga viti 2016 deri në fillim të marsit 2018 në Gjermani kishin kërkuar azil 288 nënshtetas turq me pasaporta diplomatike dhe 771 me pasaporta “jeshile” (pasaporta shërbimi)

Në këto shifra përfshihen edhe fëmijët e azilkërkuesve, njoftoi BAMF-i. Ndërkaq po sipas BAMF-it në këto shifra nuk përfshihen ushtarët turq që kanë dezertuar, janë arratisur dhe kanë kërkuar azil në Gjermani.

Pas përpjekjes për grusht shteti të korrikut 2016, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pezulloi ose shkarkoi nga detyra rreth 150,000 nëpunës civilë dhe burgosi rreth 50,000 vetë, nën akuzën janë pasues të predikuesit, Fethulah Gülen, të cilin ai e bën edhe përgjegjës për grushtin e dështuar të shtetit.

Prandaj Ankaraja kërkon kthimin e tyre në Turqi si dhe që Evropa të kthejë gjithashtu azilkërkuesit turq për të cilët dyshohet se janë të lidhur me militantët kurdë.

Rriten kërkesat e shtetasve turq për azil

Numri i turqve që kanë kërkuar azil në Gjermani që nga viti 2016 ka arritur në 15.654 vetë. Vitin e kaluar kërkesë për azil bënë rreth 8,500 qytetarë turq, kurse në vitin 2016 kjo shifër ishte 5,700 vetë. Deri në fund të shkurtit të këtij viti kërkesë për azil kanë bërë më tepër se 1,400 qytetarë turq.

Numri i kërkesave të aprovuara u rrit gjatë vitit 2017 nga tetë në 28 përqind, kurse deri në mars 2018 u rrit me 42 përqind të kërkesave të atyre që kërkojnë qëndrim në Gjermani, tha BAMF-i.

Frikë nga spiunimet

43-vjeçari Murat T, avokat turk që u arratis nga Turqia pasi kishte qenë gjashtë muaj në paraburgimin turk, tha për agjencinë gjermane të lajmeve DPA se ai dhe e shoqja e shmangin “komunitetin turk, që jeton prej vitesh këtu [në Gjermani], se nuk janë të sigurtë se nëse mund të ndeshemi me dikë që na spiunon tek qeveria [turke].”

Avokati turk tha se supozon se disa nga tre milionë turqit që jetojnë në Gjermani, janë të manipuluar nga mediat turke dhe “ata duket se besojnë çdo fjalë të Erdoganit”. Edhe një sipërmarrëse turke, Selina, 40-vjeç, tha për DPA, se ka frikë nga spiunimi. Sipas saj në Turqi atë dhe familjen e saj e kishin spiunuar disa miq të vjetër të cilët e kishin denoncuar si mbështetës të Gülenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eksperti i rrugëve Kaba: Tarifa, e domosdoshme, llogaritja u bë nga ndërkombëtarët
Previous article Spektakolare nga Vlora/ Këto janë pamjet që ka zgjedhur kryeministri Rama për të nisur ditën (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT