• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DINAMIKA E VRASJEVE NË KAVAJË/ I vëllai u ekzekutua duke pirë kafe, si u vra 2 muaj më parë Edmond Gosa pas sherrit me Altin Rexhën
Home
Breaking News

DINAMIKA E VRASJEVE NË KAVAJË/ I vëllai u ekzekutua duke pirë kafe, si u vra 2 muaj më parë Edmond Gosa pas sherrit me Altin Rexhën

22 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy vëllezër të vrarë brenda dy muajsh në Kavajë.

Arian Hoxha që u ekzekutua ditën e sotme (21.05.2023) është vëllai i Edmond (Armand) Gosës që mbeti i vrarë pas një konflikti për motive banale me Altin Rexhën.

Kjo e fundit, ngjarje kjo e ndodhur në 29 mars të këtij viti, ku Gosa qëlloi me thikë Rexhën dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra humbën jetën të dy.

Shkak i vrasjes së sotme (21. 05.2023) sipas policisë është hakmarrja, pasi ekzekutimi i Arian Gosës dyshohet se ka të bëjë me ngjarjen e 29 marsit.

Arian Gosa u ekzekutua në sy të babait të tij, pasi ishin të dy në lokal duke konsumuar kafen. Autori i maskuar është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Por si ndodhi sherri që përfundoi me dy të vrarë më muajin mars në Kavajë:

Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, të cilët në atë kohë janë takuar për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por diçka e tillë nuk u arrit dhe situata përfundoi me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara me thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.

Dy shtetasit ishin konfliktuar më parë për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku edhe ishin konfrontuar edhe fizikisht.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Fillimisht të dy janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike për të shkuar deri te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Sakaq të dy personat kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGRIJNË" MONEDHAT E HUAJA/ Zbuloni çfarë po ndodh sot me euron dhe dollarin
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Temperatura deri në 26 gradë celsius dhe reshje shiu lokale

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT