• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dinamika e ngjarjes: Si e vrau Aldison Beluli 21-vjeçaren pas rreth 1 minuti debat
Home
Breaking News

Dinamika e ngjarjes: Si e vrau Aldison Beluli 21-vjeçaren pas rreth 1 minuti debat

22 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një krim i rëndë tronditi dje kryeqytetin, ku një 23-vjeçar, Aldison Beluli qëlloi një 21-vjeçare me armë zjarri dhe më pas qëlloi edhe veten në kokë. Për pasjoë e reja vdiq pak minuta pasi u dërgua në spital, ndërsa që autori ndodhet në gjenje kritike për jetën në spital.

Ndërkohë që mësohet se krimi i tmerrshëm ka ndodhur në jo më shumë se 1 minutë. Ariela Marataj ishte duke ecuar me motrën dhe me kushërirën e saj duke ecur para hyrjes së fakultetit të mjekësisë kur është afruar autori, Aldison Beluli.

Ky i fundit ka ndaluar duke i kërkuar Arielës që të sqaronin diçka bashkë vetëm për pak minuta. Vajza ka pranuar, ndërsa motra dhe kushërira e saj kanë ecur vetëm pak hapa më larg, duke i lënë që të flisnin vetëm. Por menjëherë mes tyre ka nisur një debat, që ka zgjatur jo më shumë se 60 sekonda.

Në debat e sipër 23-vjeçari ka nxjerrë nga xhepi i xhupit një pistoletë dhe ka qëlluar 21-vjeçaren. Pastaj ka kthyer armën nga vetja duke tentuar edhe vetëvrasjen. Ai ka qëlluar veten në fytyrë dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Pas të shtënave dy të rinjtë u mbulluan me gjak të shtrirë në tokë, ndërkohë që kalimtarë të rastit tentuan t’i jepnin ndihmën e parë. Pak minuta pas të shtënave në vendngjarje ka mbërritur edhe policia. Ndonëse ngjarja ndodhi pak metra larg QSUT-së dhe një spitali privat ambulanca është vonuar disa minuta, ndersa hipja në autori ka qëndruar disa munita i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak dhe duke lëvizur. Transportimi i tij me ambulancë është bërë pas më shumë se 20 minuta nga momenti i ngjarjes.

Gjatë kësaj kohe e motra e Arielës bërtiste me të madhe për që të vinte ambulanca, si dhe u dëgjua tek thoshte ‘’që ta linin aty atë qen’’, për autorin. Për fat të keq e 21-vjeçarja nuk mundi të shpëtonte duke ndërruar jetë, ndërsa autori, Aldison Beluli ndodhet në gjendje të rëndë në spital./lapsi.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pritja spektakolare ndaj Napolit, Berisha vlerësohet si më i miri i Atalantës (VIDEO)
Previous article Erë lufte? Në Tokio zhvillohet stërvitja e parë për evakuim që prej Luftës së Dytë Botërore

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT MES DY TË RINJVE NË SHUJAK/ Një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para Aktualitet

KONFLIKT MES DY TË RINJVE NË SHUJAK/ Një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT