Izet Haxhia aktualisht ndodhet në burgun 302 në Tiranë ku pas ekstradimit pritet përballja me drejtësinë mbi çështjen e bujshme të vrasjes së Azem Hajdarit.
Mirëpo, muaji i fundit ka qënë paksa i rënduar për të dhe të dashurën e tij Erjonën, e cila sipas kësaj të fundit është kërcenuar dhe shantazhuar nga avokati i Izetit, Romeo Kara. Kujtojmë se të dy kanë qënë shumë miq më parë, ndonëse sot drejtojnë akuzat më të renda drejt njëri tjetrit.
Ditën e djeshme, Izeti bëri një shkrim nga burgu të cilën Erjona ia postoi në Facebook-un e tij. Akuzat e Haxhisë ndaj Romeo Karajt ishin të rënda e deri personale, kur ky i fundit i permendi edhe gruan apo tradhëtitë.
Postimi i Izetit:
“Pergjigje Romeo Kara, vellezerve te tij Ismet dhe Iljaz Hazhiaj dhe Krye kriminelit qe i mbushi me para mire keta te paret,Sali Ram Berisha!
More brumbull i peshtire, Romeo Kara, qe me je bere si Berisha ne nivelin e shpifjeve te pafytyra e te pander!! Po me ke me ngatrron ti mua , more rrugaç lagjeje?”
Sot, avokati Romeo me anë të një postimi në po në “Facebook”, e ironizon duke shkruajtur se ai vetëm shpirti i zi vështirë të zbardhet.
Përgatiti: AlpeNews.al



