• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DIKUR MËSUES MATEMATIKE/ Kush është shqiptari që u vra dje nga policia në Itali, prej vitesh dhunonte gruan
Home
Breaking News

DIKUR MËSUES MATEMATIKE/ Kush është shqiptari që u vra dje nga policia në Itali, prej vitesh dhunonte gruan

15 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 55-vjeçarin Haxhi Çollaku, i cili ditën e djeshme u vra nga policia në Itali.

Ndaj tij u qëlluan 4 plumba pasi nuk iu bind urdhërit të Policisë, teksa ishte duke përndjekur bashkëshorten e tij.

Rreth orës 14:00, Haxhi Çollaku, kishte ndaluar me furgonin e tij poshtë shtëpisë së ish-bashkëshortes me të cilën kishte një histori përndjekjeje dhe dhune. Disa vite më parë madje ndaj 55-vjeçarit ishte firmosur dhe urdhër largimi nga banesa bashkëshortore.

Ndërsa dje, ai kishte shkuar sërish tek banesa edhe pse kishte një urdhër që nuk duhej t’i afrohej. Vajza 12 vjeçe e çiftit, kishte telefonuar policinë për praninë babait të saj poshtë banesës, prandaj një patrullë kishte shkuar në ndihmë. Në momentin e parë kur karabinierët kanë bërë para kanë menduar se do të bashkëpunonte, por kjo nuk ndodhi.

Ai ishte rikthyer në makinën e tij dhe pasi e kishte ndezur, kishte marrë para me të disa nga policët që ndodheshin në rrugë.

Në këtë moment, efektivët kanë hapur zjarr, teksa dy plumba e kapën Çollakun në këmbë dhe dy në gjoks, duke e lënë të vdekur. Ndërkohë, një prej policëve që u përplas nga ai, ndodhet ende në spital, në gjendje të rëndë.

Dikur mësues matematike në Shqipëri, Haxhi Çollaku kishte 20 vite që jetonte në Itali por martesa nuk kishte funksionuar dhe bashkëshortja e kishte denoncuar disa herë për dhunë, marrëdhënie që dje u kthye në tragjedi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJALIT JA THANË MJEKËT COPË, TI VDEKJEN E KE NË TRUP"/ Kryeministri Rama tregon rastin e rëndë në familje
Previous article "MUND TA QUAJ PUTHJA E DJALLIT"/ Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha për herë të parë tregojnë skenën më të vështirë në film

s.autor

Postime të ngjashme

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT