Një ish-shkrues i fjalimeve të presidentit rus, Vladimir Putin është vendosur në listën e të kërkuarve për krime në Rusi.
Abbas Gallyamov shkroi fjalime për Putin gjatë qëndrimit të liderit rus në vitet 2008-2012 si kryeministër. Më vonë u bë një konsulent dhe analist politik i hapur, i cili u citua shpesh nga mediat ruse dhe të huaja. Vitet e fundit ai ka jetuar jashtë vendit.
Sipas Ministrisë së Brendshme ‘Gallyamov shpërndau materiale të krijuara nga agjentët e huaj në një rreth të pakufizuar njerëzish’ si dhe ka folur kundër operacionit special ushtarak në Ukrainë.
Vetë Gallyamav tha se nuk e di për çfarë akuze përballet në Rusi. ‘Supozoj se është shkelje e diskretimit të ushtrisë. Po i kundërvihen kujdo që refuzon të jetë në krah të Kremlinit dhe përpiqen të kryejnë një analizë objektive të paanshme të asaj që po ndodh’, tha ai gjatë një interviste telefonike.