• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DIKUR ARMIQ”/ Gjermani – Francë: Arrihet marrëveshja e pritshme e dy ish-armiqve për sundimin e BE-së
Home
Nderkombetare

“DIKUR ARMIQ”/ Gjermani – Francë: Arrihet marrëveshja e pritshme e dy ish-armiqve për sundimin e BE-së

10 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord për të zgjatur kontratën e pajtimit të pasluftës në vitin 1963, në një përpjekje për të treguar se boshti i Bashkimit Evropian mbetet i fortë në dritën e rritjes euro-skepticizmit dhe nacionalizmit në disa shtete të tjera anëtare.

Bëhet fjalë për zgjerimin e Traktatit të Elysses-ë, për të cilin dy qeveritë kanë rënë dakort ta nënshkruajnë më 22 janar.

Ceremonia ku do jenë të pranishëm kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, do të zhvillohet në qytetin kufitar gjerman Aachen, simbol historik i një Europe të bashkuar.

Në tekstin e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet, thuhet se “të dy vendet, sipas kësaj marrëveshjeje, do të zgjerojnë bashkëpunimin në çështjet e jashtme, çështjet e mbrojtjes, sigurisë dhe zhvillimit të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa në të njëjtën kohë do të punojnë së bashku për të forcuar aftësinë e Europës për të vepruar në mënyrë të pavarur.”

Nga zyra e presidentit Macron është bërë e ditur se “zgjerimi i Traktatit të Elysee-s, do të ndihmojë forcat europiane për t’u përballur me sfidat e shekullit të 21”, dhe se kjo marrëveshje parashikon “thellimin e mëtejshëm të angazhimit të përbashkët me qëllim për të rritur sigurinë dhe më tej prosperitetitn e të dy vendeve, në një Evropë që është autonome, më e bashkuar dhe më demokratike”.

Duke zgjeruar këtë Traktat, për të cilin u ra dakord vitin e kaluar, përcaktohet se një nga objektivat prioritare të diplomacisë franko-gjermae është që të ndihmojë Gjermaninë për të qenë një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organi në të cilin ajo tashmë është duke u përpjekur për të siguruar më shumë ndikim, për t’u përfaqësuar së bashku me aleatët e saj, Shtetet e Bashkuara, Britaninë se Madhe dhe Francën.

Me përjashtim të këtyre të fundit, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë Rusia dhe Kina.

Reuters thotë se kjo marrëveshje dhe një sinjal i qartë se të dy vendet po bashkohen në një përpjekje për t’u përballur me disa politikanë nacionalistë, e shpëtuar Bashkimin Evropian me 28 anëtarë.

Një ditë më parë, ishte Salvini ai që gjatë një vizite në Poloni, një tjetër vend me qeverisje problematike në BE prej tendencave nacionaliste, u deklarua për boshtin Romë – Varshavë, në një përpjekje për të thithur dhe aleatë të tjerë, me synim “tranformimin e Europës”. Dhe ky bosht është ai që do qëndrojë përballë aleancës Paris – Berlin.

Aachen, qyteti i ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje të re për zgjerimin e Traktatit të Elysse-së, ishte qëndrimi i Charlemagne, i njohur si “Babai i Evropës”, sepse ai arriti të bashkojë shumicën e Evropës Perëndimore në fillim të shekullit të 9-të.

Pajtimi franko – gjerman i pasluftës së Dytë Botërore, sillet dhe si shembull për pajtimin serbo – shqiptar.

E tashmë, të dy vendet dikur në armiqësi të thellë, po përpiqen që të mbajnë në këmbë BE-në.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS SHKRUANI BADALLËQE TË TILLA"/ Icardi SULMON shtypin dhe siguron: Kështu do të jetë deri në FUNDIN e karrierës sime (VIDEO)
Previous article DIVORCI/ Evolucioni dhe ritualet e çuditshme të shkurorëzimit në histori

F.autor

Postime të ngjashme

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës Botë

"NA KANË VJEDHUR 7 TITUJ"/ Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT