• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DIKTATORË SI MADURO KA PLOTË…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden! Tani kemi ligjin e xhunglës
Home
Aktualitet
Kronikë

“DIKTATORË SI MADURO KA PLOTË…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden! Tani kemi ligjin e xhunglës

6 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Analisti Ermir Gjinishi, ka komentuar operacionin e SHBA-ve në Venezuelë, ku u kap Presidenti i vendit, Maduro dhe bashkëshortja e tij, të cilët tashmë përballen me akuza për narko-terrorizëm në një gjykatë të New Yorku-ut.

Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se SHBA e ka bërë diferencën me fuqitë e tjera, për shkak të raportit mes fuqisë dhe të drejtës, por ngjarje me Maduron tregon se tashmë po shkojmë drejt ligjit të xhunglës.

“Nuk e diskutojmë që SHBA janë superfuqi, bëjnë operacione ushtarake perfekte. Çështja nuk është as te personaliteti i Maduros, që ka vjedhur zgjedhjet dhe ka vrarë 20 mijë vetë. Por nga korriku deri tani, SHBA ka ndryshuar qasje ndaj Venezuelës. Ka ndodhur edhe në kohën e Chavez, që i akuzoi se mbështetën grusht shteti, ai dëboi kompanitë amerikane. A është çështja e një diktatori dhe narko shteti?

Qëndrojmë te pjesë, si ndodh dhe çfarë raporti duhet të ketë fuqia me të drejtën. SHBA nuk janë e vetmja fuqi. Mund ta bëjë Kina me Taivanin, Putini me Zelensky-n. SHBA ka bërë diferencën si superfuqi, ishte raporti i fuqisë me të drejtën. Që nga korriku deri tani administrate Trump është kritikuar edhe për operacione të tjera, sulmet kundër barkave, konfiskime të cisternave të naftës. Akuza, përtej faktit që Maduro është diktator, nuk është i vetmi diktator në botë. Vetëm 5% e drogës trafikohet nga Venezuela. Po është diktator, por ka diktatorë sa të duash.

U tha që ka një mandat arresti, por Presidenti i një shteti nuk është si bin Laden, sepse ka imunitet. Çështja është, nga njëra anë konteston diktatorët dhe pret Putinin me tapet të kuq, nga ana tjetër flet për një mandat arrest për njerëz që prekin sigurinë kombëtare të vendit tënd, por nuk respekton mandatin e arrestit të Netanyahut. Nese flasim vetëm për fuqi, kthehemi te ligji i xhunglës.

Shtetet anëtarë te OKB janë të ndaluar të prekin dhe kërcënojnë integritetin e vendeve anëtare. Mëyra si u realizua, jo për të nxjerrë SHBA armikun, vend që po ndryshon diktaturat. Çfarë do të bëhet nesër me këto vende? Ndërhyrja ne Afganistan nuk prodhoi demokraci. Mund të vijnë ditë më të vështira se Maduro. Nuk ka asnjë plan se çfarë do të bëhet me Venezuelën”, tha Gjinishi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ "GODET" SHQIPËRINË/ Përmbytet Durrësi, evakuohen 8 familje dhe pezullohet mësimi! Disa zona në Veri...
Previous article NISJA E HETIMIT PASUROR/ Reagon presidentja Osmani: Mirëpres çdo verifikim të bazuar në paanshmëri

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT