Një shtëpi katër katëshe është përfshirë nga flakët disa minuta më parë në qytetin e Durrësit, në lagjen numër 2.
Mësohet se në zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat rrezikojnë të përhapen edhe në apartamentet e tjera.
Sakaq, në banesë kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse të repartit të Durrësit, ndërkohë që banorët janë në panik pasi apartamentet janë shumë pranë njëri-tjetrit.