• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIGJET RAUNDI I PARË I VOTIMIT PËR PRESIDENT/ Mazhoranca dhe opozita pa emra në Kuvend
Home
Politikë

DIGJET RAUNDI I PARË I VOTIMIT PËR PRESIDENT/ Mazhoranca dhe opozita pa emra në Kuvend

16 May, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ora 16:00 e ditës së djeshme përmbylli edhe afatin zyrtar të pranimit të kandidaturave për Presidentin e ri të Republikës. Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se nuk ka asnjë kandidaturë të regjistruar, duke u djegur kështu raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit.

Nga ana tjetër sot në 09.00 mblidhet komisioni i ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ndërsa pasdite në orën 17.00, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon raundin e parë të votimit.

Socialistët i mbajnë ende diskrete emrat e propozuar në zarfe, ndërkohë që opozita është e përfshirë në dy grupe paralele negociatorësh të cilët do të kenë si qëllim nxjerrjen e një apo disa kandidaturave konsensuale që do të kërkonin edhe votat e shumicës.

Megjithatë, raundin e parë për Presidentin, socialistët dhe demokratët e konsumuan pa asnjë kandidat. Kushtetuta ka parashikuar që tre raundet e para të zhvillohen me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit Presidenti i Republikës mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, ku mazhoranca i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme Presidentin.

Taulant Balla deklaroi pas negociatave këtë fundjave se qëllimi i PS është të shkojë drejtë një emri konsensual me opozitën, ndërkohë që aleatët e PD kërkojnë që ndryshe nga propozimi i Enkelejd Alibeajt, kreu i ri i shtetit të jetë një profil politik.

Si zgjidhet Presidenti?

Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra së fundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota. Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Analistët ushtarakë: Rusia ka pësuar humbje në ushtri, ka hequr dorë nga rrethimi i trupave ukrainase
Previous article NDODH TE "NËNË TEREZA"/ Pacientja dhe barrelisti bllokohen në ashensor, përfundojnë të dy në spital

s.autor

Postime të ngjashme

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

ELDI DIZDARI EKSTRADOHET NGA DUBAI NË BELGJIKË/ Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë Aktualitet

ELDI DIZDARI EKSTRADOHET NGA DUBAI NË BELGJIKË/ Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor Politikë

INTEGRIMI/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT