Një automjet është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
SIpas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit rreth orës 02:45.
Mësohet se makina në pronësi të shtetasit T.Q 57 vjeç është djegur plotësisht.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngajrjes.


