Një zjarr ka rënë në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private, shkruan njoftimi i policisë.
Mjeti është në pronësi të biznesmenit Alfred Cenkollari, pronar i disa bizneseve dhe një restoranti në Pogradec.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


