• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dieta volumetrike, si ndihmon në rënien në peshë
Home
Shëndet

Dieta volumetrike, si ndihmon në rënien në peshë

3 February, 2018 Q.Autor Shëndet

Barabra Rolls, profesoreshë e shkencave ushqyese dhe obezitetit në Penn State ka krijuar dietën Volumetrike, e cilësuar si një nga dy dietat më të mira për humbjen në peshë për 2018 sipas vlerësimit të Best Diet Rankings.

Ajo ka marrë pikë maksimale nga dietologët pasi është e sigurtë, efektive dhe e qëndrueshme në kohëzgjatje.

Kjo dietë përqëndrohet në një ide mjaft të thjeshtë: të ngopesh me pak kalori. “Kërkesa kryesore dhe premisa me të cilën punon Dieta Volumetrike është kërkesa për ngopje”, thotë ekspertja Lisa Davis.

Pra, fokusi kryesor është ngopja me ushqime natyrale me pak kalori, shumë fibra dhe ujë, si fruta, perime dhe supa.

“Meqënëse karbohidratet dhe proteinat së bashku sigurojnë katër kalori për gram, dhe yndyrnat 9 kalori për gram, ju mund të hani më shumë karbohidrate dhe proteina pa kalori të tepërta”, shpjegon ajo, duke shtuar se njerëzit që ndjekin Dietën Volumetrike të humbin një kg në javë.

Menuja e dietës Volumetrike

Ndryshe nga dietat e tjera që ju kufizojnë në këtë dietë është ndryshe. Nuk të duhet të numërosh kaloritë, të masësh ushqimin, apo të vendosësh objektiva. “Dieta Volumetrike nuk është një plan me përshkrim të saktë, por një koncept dhe qasje gjithëpërfshirëse ushqyese”, thotë nutricionisti Paul Saulter. Në këtë dietë ushqimet ndahen në katër grupe, shpjegon ai. Qëllimi juaj: Hani sa më shumë ushqime të grupit të parë dhe të dytë, jeni të ndërgjegjshëm për përmasën e racionin e ushqimeve në grupin e tretë dhe minimizoni zgjedhjen e ushqimit në grupin e katërt. Dhe asgjë nuk është tërësisht jashtë kufijve.

Katër grupet

Grupi i parë: fruta dhe perime pa niseshte, qumësht i papërpunuar dhe supë.

Grupi i dytë: fruta dhe perime me niseshte, drithëra, mish me pak yndyrë, bishtajat, pjata të përzierja me pak yndyrë si përshembull pilaf dhe makarona.

Grupi i tretë: mish, djath, pixë, patate të skuqura, salca sallatash, bukë, akullore dhe torta.

Grupi i katërt: patatina, çokollata, ëmbëlsira, biskota, arra, gjalp dhe vaj.

Një regjim tipik i Dietës Volumetrike

Një shembull se çfarë mund të hani në dietën Volumetrike, sipas Salter:

Mëngjes: Një omletë perimesh me një tost.
Paradreke: Kos me fruta

Drekë: mish pa dhjam, me fasule dhe perime

Pasditja: Kokoshka pa gjalp me një gotë qumësht

Darka: Peshk, quinoa dhe perime në avull

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Keni rënie të flokut, kjo është bima shqiptare që e parandalon
Previous article Stresit, humorit dhe skizofrenisë i duhen vetëm pak pyje

Q.Autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT