Të humbasësh peshë me fasule është shumë e thjeshtë. Në fakt legumet, në mënyrë të veçantë fasulet, kanë pak kalori, çka do të thotë se na japin mundësi të heqim kilogramë shpejt dhe shëndetshëm. Më poshtë do të gjeni dietën një-javore të fasuleve. Provojeni dhe shikoni rezultatin…
E hënë
Mëngjesi
Një filxhan kafe ose çaj me limon
4 feta bukë të thekura integrale (biscottate) me marmelatë pa sheqer
Dreka
70 gr makarona integrale me salcë domatesh dhe presh
200 gr mish i pjekur me perime të pjekura
Darka
sallatë me zarzavate
200 gr bizele me ton natyral dhe qepë
një fetë bukë soje
E martë
Mëngjesi
1 kos i vogël i bardhë
një fetë bukë integrale me marmelatë
një filxhan çaj me limon
Dreka
70 gr oriz integral me bizele dhe proshutë krudo
peshk i pjekur me perime
Darka
një pjatë supë me perime
100 gr djathë me kungull të njomë
një fetë bukë soje
E mërkurë
Mëngjesi
një tas me qumësht pjesërisht i skremuar me muesli, pa sheqer
Dreka
një pjatë makarona me fasule
150 gr pulë e pjekur me zarzavate
Darka
100 gr sallatë me rukola dhe djathë parmigiano
sallatë mikse me perime
një fetë bukë soje
E enjte
Mëngjesi
sallatë me miks frutash
një tas i vogël kos i bardhë
Dreka
70 gr makarona integrale me salcë domatesh dhe borzilok
perime të pjekura në zgarë
Darka
supë me elb dhe fasule
sallatë me perime dhe një kokërr vezë e zier
një fetë bukë soje
E premte
Mëngjesi
90 gr gjizë
një frut i stinës
Dreka
sallatë mikse me një kokërr vezë të zier
një kuti ton natyral me fasule
Darka
200 gr sepie me bizele dhe salcë domatesh
perime të pjekura
E shtunë
Mëngjesi
një gotë qumësht soje
4 feta bukë integrale (biscottate)
Dreka
supë me fasule
dy vezë të skuqura me qepë dhe kungull
sallatë mikse
Darka
peshk i pjekur në kripë me perime të pjekura
fruta pylli
E dielë
Mëngjesi
një filxhan kafe ose çaj me limon
4 galeta integrale pa sheqer
Dreka
makarona me domate dhe fasule
sallate mikse me zarzavate
Darka
sallatë jeshile
100 gr perime të pjekura
një fetë bukë soje.
/Shije.al


