Ilir Meta prej dy javësh ka marrë malet.
Ai ka postuar disa foto sot, dhe thotë se këto dy javë, kaluan si dy ditë.
“Më në fund dy javë kaluan si dy ditë, jo vetëm falë bukurive befasuese të Prevallës dhe klimës që nuk e gjen dot diku tjetër, por edhe mikpritjes së veçantë të njerëzve e sidomos stafit të mrekullueshëm të Hotel Morea”, shkruan ai.
Çuditërisht, në vend që këto dy javë të shërbenin për ta qetësuar presidentin, duket se ai është rënduar akoma më shumë.
Jo për gjë, por dielli i mallit të godet më shumë se ai i detit!
Për këtë, mjafton të shihni postimet e tij.





