• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DIELL DHE RRITJE E LEHTË E TEMPERATURAVE/ Parashikimi i motit për sot
Home
Sociale

DIELL DHE RRITJE E LEHTË E TEMPERATURAVE/ Parashikimi i motit për sot

3 October, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria
 Shqipëria do të mbetet, nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theskauar do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë  në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në  28 km/h nga drejtimi   Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell shfaqje të vranësirave nëpër të gjithë territorin, por më të theksuara në zonat Jugperëndimore të Kosovës.  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.
Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Dita e martë, vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbeten prezente gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të pakta, në pjesën më të madhe të Maqedonisë, por zonat Jugore dhe Jugperëndimore do të kenë vranësira më të dendura, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike gjatë natës duke i larguar vranësirat nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut.  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.
Europa 
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën Veriperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere përkatësisht në, gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë. Po ashtu, do të vijojnë shirat e dendur në brigjet e detit të zi si edhe në pjesën më të madhe të Europës Lindore duke bërë që herë pas here të jenë edhe rrebeshe ndërsa e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të  larta ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe gadishullin e Ballkanit.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULJA E TARIFAVE ROAMING/ Rama kujton marrëveshjen e firmosur në Samitin e Tiranës: U reduktuan deri në 99%
Previous article KËRCËNIMET ME JETË NGA LAERT HAXHIU/ Ish ministrja e Drejtësisë: Dy prokuroret kanë prishur qetësinë e krimit të organizuar

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT