• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dibër/ 4 persona procedohen penalisht, vidhnin energji elektrike
Home
Aktualitet
Kronikë

Dibër/ 4 persona procedohen penalisht, vidhnin energji elektrike

31 October, 2017 k.autor Kronikë

Katër persona janë proceduar penalisht në zonat e Bulqizës dhe Dibrës për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se nga kontrollet e ushtruara është konstatuar se abonentët Suri M., Qani Sh., Jetmir A. dhe Fatjon A. vidhnin energjinë elektrike, ku dy të fundit  merrnin energji pa pasur kontratë me OSHEE-në.

“Pas rasteve të publikuara për rajonin Shkodër, kontrollet në të cilin vijojnë ende, grupet e task forcës në rajonin e Burrelit kanë zbuluar raste te abonentëve, të cilët furnizoheshin përmes lidhjeve të paligjshme dhe pa patur kontratë me kompaninë. Konkretisht, nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit, janë konstatuar raste të vjedhjes së energjisë në zonat Bulqizë dhe Dibër, duke proceduar në polici, abonentët Suri M., Qani Sh., Jetmir A. dhe Fatjon A.

Ndërkohë, OSHEE bën me dije se po vijojnë kontrollet për evidentimin e rasteve, ndërprerjen e energjisë dhe denoncimin e personave që përfitojnë energji në mënyrë të jashtëligjshme.

“Hetimet për këta shtetas i kanë kaluar organeve kompetente, ndërsa Drejtoria Rajonale e OSHEE Burrel vijon kontrollet për prerjet e dritave ndaj debitorëve dhe kallëzimin në polici të vjedhësve”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga OSHEE.

Vetëm gjatë 2 muajve të fundit janë referuar në polici të paktën 50 raste, abonentë familjarë dhe biznese si pasojë e vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjatë kontrolleve, OSHEE ka konstatuar raste të manipulimit të matësit, lidhjeve të paligjshme dhe furnizimit pa kontratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Celtic-Bayern Munchen, ja formacionet zyrtare (FOTO)
Previous article ‘Çmenden’ tifozët e Interit, mbi 70 mijë bileta të shitura ndaj Torinos

k.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT