• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Vuçiç i “befasuar dhe i zhgënjyer” që nuk mori mbështetjen gjermane për planin e tij për ndarjen e Kosovës
Home
Rajon

DIALOGU/ Vuçiç i “befasuar dhe i zhgënjyer” që nuk mori mbështetjen gjermane për planin e tij për ndarjen e Kosovës

27 February, 2019 F.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka pritur që Berlini zyrtar “qartë dhe zëshëm” do të deklarohej për mbështetje të Kosovës, thonë për të përditshmen serbe “Danas” jozyrtarisht zyrtarë të qarqeve diplomatike.

Ata kanë komentuar deklaratën e djeshme të Vuçiçit i cili tha se është “i befasuar dhe shumë i dëshpëruar” me shefin e diplomacisë gjermane, Heiko Maas, se Gjermania “vazhdon t’i ofrojë mbështetje Kosovës dhe reformave impresive të Kosovës”.

Nga ana tjetër, Ambasada Gjermane në Beograd nuk ka dashur që të komentojë për gazetën serbe në lidhje me reagimin e Vuçiçit rreth qëndrimit të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, transmeton Koha.net.

Sipas burimeve të gazetës serbe, mbrëmë është zhvilluar një takim mes Ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiç.

“Sipas burimeve tona, takimi ishte i rregullt, dhe është pritur që Schieb të deklaronte se Gjermania, natyrisht, nuk mbështet taksën 100 për qind të cilën e ka ngritur Prishtina ndaj mallrave të Serbisë dhe të BeH-së dhe se mendon që taksa duhet hequr”, shkruar “Danasi”.

Kujtojmë se presidenti serb, Vuçiç, të hënën, pas takimit me ministren franceze për Çështje Evropiane, Nathalie Loiseau, në Beograd ka thënë se deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane “e kupton si mbështetje të krijesës që e kanë sjellë në jetë me amerikanët… nuk flet për domosdoshmërinë e heqjes së taksës kosovare, interesat gjermane janë më të rëndësishme sesa tregtia liberale dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe e kapitalit”.

Nga kabineti i Vuçiçit nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetës serbe nëse presidenti serb, kur ka thënë se është “i zhgënjyer dhe i befasuar” ka menduar për shefin e diplomacisë gjermane apo në Berlinin zyrtar në tërësi, e as rreth asaj nëse Vuçiçi do të takohet me Schiebin apo të flasë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel pas deklaratës së Heiko Maasit.

Diplomatët për “Danasin”, jozyrtarisht kanë thënë se ministri gjerman i Punëve të Jashtme “me siguri se nuk e ka dhënë atë deklaratë krye-në-vete”, rrjedhimisht se deklarata e tij në mbështetje të Kosovës dhe reformave që po i ndërmarrin institucionet e Kosovës “është në pajtim me kancelarin Merkel dhe me anëtarët tjerë të qeverisë gjermane”.

“Nuk është e rastësishme se Maas pikërisht tani dërgon një porosi të tillë në publik, përmes së cilës Gjermania e çimenton qëndrimin e saj ndaj Kosovës, se nuk ka ndryshim të kufijve. Po ashtu, tajmingu i deklaratës është indikativ, duke pasur parasysh se po afrohen zgjedhjet në Parlamentin Evropian dhe Gjermania frikësohet se në një vakuum politik deri në konstituimin e institucioneve të reja të BE-së Serbia mundet që me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të merret vesh për zgjidhjen me Kosovën. Teorikisht është e mundur, por me siguri se një marrëveshje e tillë nuk do të arrihet pa përfunduar zgjedhjet në PE. Nuk është e habitshme që Berlini mban qëndrimin se kufijtë në Ballkan nuk guxojnë të ripërcaktohen, duke pasur parasysh se Gjermania është shtet shumë serioz, dhe shtetet serioze nuk e ndryshojnë lehtë kursin e tyre të politikës së jashtme”, thonë burime nga qarqe diplomatike të Perëndimit për “Danasin”.

Sipas deklarimeve të diplomatëve, Vuçiçi “është lidhur thellësisht” me “ekipin” e kancelares gjermane, gjë të cilën e tregojnë edhe falënderimet e shpeshta publike ndaj Angela Merkelit, dhe për këtë “është qartë i zhgënjyer pse nuk e ka marrë mbështetjen e Berlinit për planin për ndarje të Kosovës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAQEDONIA E VERIUT/ Ministri Cakaj takim me kryeministrin Zaev
Previous article MILANI HAP "TENTAKULAT" JASHTË ITALISË/ Leonardo piketon 3 talente cilësorë, ja emrat

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT