• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU PËR KUFINJTË/ Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Nëse Thaçi e jep veriun, krijohet Serbia e Madhe
Home
Rajon

DIALOGU PËR KUFINJTË/ Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Nëse Thaçi e jep veriun, krijohet Serbia e Madhe

17 January, 2019 k.autor Rajon

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore në dialogun me Serbinë, ka thënë se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pajtohet që me Serbinë dialogu të mbyllet me këmbim territoresh, do t’i bënte favor Sllobodan Millosheviqit, Aleksandar Vuçicit e Vladimir Putinit.

Sipas Tahirit, nëse Serbia do të merrte veriun, do të plotësohej dëshira e kamotshme për krijimin e Serbisë së Madhe dhe të destabilizimit të Ballkanit.

“Mirë ëshë bë që nuk është hap kjo ide në dialog. Po të hapej debati i tillë, në politikë quhet hapje dere. Kosova lindi si shtet pas 100 vitesh. 100 vjet kemi luftuar. Ne s’u bashkuam me Shqipërinë që ishte e drejtë e jonë e natyrshme. Pavarësia ishte kompromisi që zgjodhëm. Tani kur Kosova është realitet, Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi e njohi si të ligjshme. Mbi 100 vende na kanë njohur. Çdo cenim i territorit është për t’i dhënë fitore Millosheviqit. Vënia në pikëpyetje e kësaj arritje është dështim gjeopolitik dhe hapje e rrugës për të kthyer ndikimin rus në Ballkan. Serbia e madhe bëhet duke marrë veriun e Kosovës, sepse ka tashmë Bosnjën. Përsëri do të kthehej hegjemonia serbe dhe destabilizim i ri. Rusinë nuk e duam, e lëre më të hapim dyer për të bërë Serbinë e madhe e të rehatojmë nacionalistët serbo-rusë. Çdo këmbim territori, i bën favor Millosheviqit, Putinit e dëmton interesat e shqiptarëve”, ka thënë Tahiri në Interaktiv të KTV-së.

Ajo ka komentuar përbërjen e Ekipit negociator që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. Ka thënë se janë dy probleme. Sipas saj, problemi i parë është mungesa e platformës dhe i dyti është mungesa e legjitimitetit të këtij ekipi.

Tahiri ka thënë se duhet patjetër që platforma të jetë e qartë se kufijtë nuk preken dhe se shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën me kufijtë aktualë.

“Njohja reciproke mes dy shteteve është njohje mes dy shteteve aktuale që kanë lindur nga ish-Jugosllavia me këta kufij. Kosova është shpallur e pavarur më 2008 me këta kufij, e Serbia i ka kufijtë e vet. S’ka të bëjë me paqartësi. Paqartësia bëhet kur flitet për të dhënë tokë për njohje. Bëhet kontradiktë, ku shihen propaganda ‘e çka nëse bëhet shkëmbimi e pastaj bashkohemi me Shqipërinë’. E çka nëse bashkohemi me Shqipërinë, pse na duhet njohja? S’na duhet ulësja në OKB. Ka shumë kundërshti në këto ide, e për të pasur më shumë qartësi te populli duhet të ketë qartësi në platformë: Njohja e dy shteteve duke mbrojtur kufijtë e Kosovës. Kryeministri po e thotë, por duhet të shprehet në platformë e të miratohet në Kuvend”, ka shtuar ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EVAZION FISKAL PREJ 18 MILIARDË LEKËSH/ 13 persona në pranga e 12 në kërkim, mes të arrestuarve edhe biznesmenë të njohur
Previous article VRASJA E SHQIPTARIT QË TERRORIZOI PIREUN/ Autori para gjyqit: Doja vetëm ta lëndoja pak...

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT