Edi Rama në turin e llogaridhënies në Durrës: Pas shqetësimit të një zonje e cila prej kohësh sorollatet në dyert e drejtësisë, Rama ju përgjigj se do ta pastrojmë sistemin e drejtësisë.
Rama: Do ta pastrojmë sistemin e drejtësisë, madje dhe ata që i kanë shpëtuar Vettingut nuk do ti shpëtojnë drejtësisë.
Ditën e djeshme KPA vendosi që Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohej Vettingut por për 15 vite nuk do të ketë mundësi të punojë në sistemin e drejtësisë.


