• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Ministri serb kërcënon Haradinajn: Mos fut ushtrinë në veri, do të ndjekim
Home
Rajon

DIALOGU/ Ministri serb kërcënon Haradinajn: Mos fut ushtrinë në veri, do të ndjekim

3 March, 2019 F.autor Rajon

Zyrtarët e lartë shtetërorë serbë kanë reaguar me kërcënime luftënxitëse ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të shtunën ka thënë se “kush i prek kufijtë e Kosovës, do të na gjejë kufi”.

Ministri serb Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka paralajmëruan kryeministrin Haradinaj se përpjekja e tij eventuale për të hyrë me ushtri në veri të Kosovës do të përfundojë pa sukses dhe me ikje kaotike.

Ky kërcënim i Vulinit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili duke iu përgjigjur spekulimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, se kinse Prishtina po përgatitet një sulm veri të Kosovës, ka thënë se “… nuk e sulmojmë as veriun as jugun e vendit tonë. Por kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Këtë duhet ta dijë secili”.

Ndërsa, ministri serb i Mbrojtjes, ka thënë se “Haradinaj e di se Vuçiqi nuk i frikësohet, sikurse e di se çdo përpjekje e hyrjes me ushtri në veri të Kosovës do të përfundojë me ikje kaotike”, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet në  deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilën e citojnë mediat serbe, Vulin ka thënë se “Haradinaj po bën gjithçka për të nxitur konflikte, për të cilat do të fajësonte Serbinë dhe do të sillte fëmijët e të tjerëve të vdesin për të qëllimet e tij”.

“Serbia më  nuk është as dobët, as nuk është e vetme, siç ishte atëherë. Qytetarët e Serbisë mund të jenë të qetë. Ushtria serbe është e sigurt dhe e gatshme për të përmbushur çdo urdhër të Komandantit Suprem dhe të mbrojë paqen dhe sigurinë”, ka thënë Vulin.

Edhe zëvendëskryeministri serb, Nebojsha Stefanoviç, ka  deklaruar se nuk frikësohen nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës dhe se “çdo ndërhyrje e ushtrisë së Kosovës në veri do të marr përgjigjen e duhur nga Serbia”.

Ndryshe, kohët e fundit janë shpeshtuar deklaratat luftënxitëse e zyrtarëve të lartë shtetëror serbë, ku përmendet konflikti dhe ndërhyrja ushtarake në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË STADIUM I MBUSHUR PLOT/ U shitën bileta jashtë kapacitetit, ja sa arkëtoi Tirana nga derbi
Previous article PRINTE LULESH DHE NGJYRAT E TOKËS/ Street Style nga Java e Modës në Paris është e mahnitshme (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT