• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU ME SERBINË/ KS debaton sot raportin për Kosovën
Home
Rajon

DIALOGU ME SERBINË/ KS debaton sot raportin për Kosovën

7 February, 2019 F.autor Rajon

Këshilli i Sigurimit është kryesisht i shqetësuar për tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit. Ato janë rritur muajt e fundit, mbas aprovimit të ligjit për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri. Për këtë Këshilli i Sigurimit diskutoi më 17 dhjetor. Mbas mospranimit të Kosovës në Interpol, Kosova vendosi tarifa prej 100% mbi mallrat e importuara nga Serbia. BE dhe SHBA kanë kërkuar që ky vendim të pezullohet. Ndër elementet që përmenden në raport është edhe fillimi i pnës së dhomave speciale për krimet në Kosovë. Dy muajt e fundit zyra e Prokurorit të dhomave speciale ka bërë intervista me disa nga komandatët e ish-UÇK. Zyra e Prokurorit pritet të ngrejë paditë e para që këtë vit.

Çështjet kryesore

Treffen UN-Sicherheitsrat | Präsident des Kosovo Hashim Thaci (picture-alliance/AP Photo/C. Ruttle)

Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e vendimeve të Kosovës për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri, thuhet në raportin e KS. Po ashtu do të ndjekë zhvillimet për një marrëveshje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë korrigjimet territoriale, marrëveshje që mund të ketë efekte në vendet fqinjë dhe nxitjen e tensioneve etnike në rajon.

BE ka qenë ndërmjetësuesi kryesor i dialogut me arritjen e një marrëveshjeje më 2013, baza e të cilës është krijimi i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në disa zona ka patur përparime, por Këshilli i Sigurimit vëren mungesën e zbatimit të aspekteve kryesore të marrëveshjes.

Treffen UN-Sicherheitsrat | Präsident von Serbien Aleksandar Vucic (picture-alliance/dpa/C. Ruttle)

Disa vende anëtare të KS, kryesisht ato që e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur, vazhdojnë të kërkojnë reduktimin e Misionit të UN në Kosovë, UNMIK. Këshilli i Sigurimit mund të marrë një propozim për të ndryshuar ciklin e raportimeve dhe ndryshimin e formatit të takimeve. Këshilli i Sigurimit mund t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të rishikojë mandatin e UNMIK.

Kush bën pjesë në KS

Presidencën e Këshillit të Sigurimit këtë muaj e mban Guinea Ekuadoriale. Ndërsa anëtarë të KS janë pesë vendet e përhershme, Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe dhjetë të përkohshmet, Belgjika, Bregu i Fildishtë, Republika Domenikane, Gjermania, Indonezia, Kuvajti, Peruja, Polona dhe Afrika e Jugut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË VRASIM MOTRAT, MAMANË DHE BABAIN" / Si nisi shantazhi ndaj 14-vjeçares që u përdhunua në Kavajë
Previous article VDEKJA E NJË 43-VJEÇARI/ Pezullohen nga puna dy mjekë në Fier (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT