• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Më 6 dhe 7 korrik zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë
Home
Rajon

DIALOGU/ Më 6 dhe 7 korrik zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë

2 July, 2021 F.autor Rajon

Burimet në Bruksel kanë paralajmëruar se javën që vjen, më saktësisht të martën dhe të mërkurën (6 dhe 7 korrik), do të ketë takime të reja në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por jo në nivelin e lartë. Pas takimit të parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash priten takime mes delegacioneve të të dyja shteteve në Bruksel.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Bruksel, thotë se burimet brenda BE-së nuk kanë saktësuar se cilat do të jenë temat e këtyre takimeve, por kanë paralajmëruar që në kuadër të tyre do të flitet edhe për marrëveshjet e arritura deri me tash në dialog dhe për shkallën e zbatimit të tyre. Po ashtu ky takim do të shfrytëzohet edhe për përgatitjen e një takimi të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të zhvillohet nga fundi i këtij muaji në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë më 15 qershor në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti kishte propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, si dhe ka kërkuar njohjen e ndërsjellë.

Ndërkaq, Vuçiq kishte ngritur çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas vlerësimeve të diplomatëve në Bruksel, ai takim kishte dëshmuar se sa dallojnë qëndrimet e të dyja palëve.

Zyrtarët e BE-së të cilët ishin përfshirë në ndërmjetësimin e dialogut, si Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë, Josep Borrell, ashtu edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i kanë njoftuar shtetet anëtare për rezultatet e atij takimi.

Shtetet anëtare vazhdojnë të mbështesin dialogun dhe presin që ai të rezultojë me një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZË NGA FABIO CAPELLO/ Belgjika "ekip gënjeshtar", Jorginhos i kërkoj falje
Previous article DETAJET E REJA/ Qëlloi me armë motrën dhe iku në pyll, si ndodhi ngjarja sipas Policisë së Vlorës

F.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT