• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Ekspertët: BE duhet të ndjekë politikën e Trump
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Ekspertët: BE duhet të ndjekë politikën e Trump

2 February, 2025 s.autor Rajon

Rrjedha e dialogut me administratën e re amerikane, mbetet e paqartë. Disa presin përfshirje më të madhe të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ekipit të tij në dialogun Kosovë-Serbi, të tjerë vlerësojnë se është ende herët për të thënë se Shtetet e Bashkuara do të kenë qasje të re në dialog.

Ish-diplomati, Blerim Canaj thotë për KosovaPress, se roli i SHBA-së në dialog do të varet nga marrëdhëniet që krijohen ndërmjet administratës Trump dhe Brukselit zyrtar.
“Bashkimi Evropian do të detyrohet të shkojë në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kabineti i Donald Trump, përkatësisht republikanët, nuk janë ata të cilët funksionojnë si demokratët, ‘tërhiqe dhe mos e këput’, por dinë t’i prenë gjërat shpejtë dhe natyrisht sipas nevojës…

Shumë ka rëndësi se kush do të qeverisë me Kosovën. Ka rëndësi se çfarë komunikimi do të ketë mes Kosovës dhe SHBA-së. Nuk e përjashtoj mundësinë që Donald Trump dhe Richard Grenell të thonë se po e vazhdojmë ku e kemi lënë aty në vitin 2019”.

Në anën tjetër, politologu, Seb Bytyqi, deklaron për KosovaPress, se është ende e paqartë sesi do t’i qaset administrata Trump dialogut Kosovë-Serbi. Ai shton se mbetet për t’u parë nëse SHBA-ja do të kyçet direkt në dialog, apo ky proces do të vazhdojë të jetë më duart e BE-së.

“Është ende herët që të flitet për një qasje të re. Duhet të presim që të shohim dëshmi për një qasje të re…Jemi në një periudhë të zgjedhjeve, periudhë tranzitore. Pra deri të përfundojë kjo periudhë nuk mund të ketë ndonjë hap të rëndësishëm në dialog.

Prandaj duhet të presim për një kohë për të vërtetuar a ka qasje të re…Edhe në Serbi mund të ketë zgjedhje të reja dhe kjo periudhë tranzitore zgjedhore do të zgjatet edhe më shumë”.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që prej fillimit të këtij procesi më 2011. Palët kanë arritur disa marrëveshje, por pak prej tyre janë zbatuar. Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 është arritur edhe Marrëveshja Bazike e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, por që deri tani nuk ka zbatim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNAT NË MALËSINË E MADHE/ Policia zbardh ngjarjen: Dy hajdutë kishin shkuar për të vjedhur
Previous article AKSIDENT NË POGRADEC/ Makina përplas një person me biçikletë, i lënduari transportohet në spital

s.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT