Ile Gjuni, nëna e 3-vjeçarit i cili është shpallur i zhdukur prej katër ditësh pasi u mor nga gjyshërit dhe nuk u kthye më, ka folur për mediat.
Ajo ka rrëfyer se pas ndarjes nga jeta të ish bashkëshortit një vit më parë në një aksident, ajo ka shkuar në shtëpinë e të atit, ndërkohë që ish vjehrri i ka kërkuar disa herë që 3-vjeçari të jetonte me ta.
Ile Gjuni tha se nuk e ka ndaluar kurrë të birin të takonte gjyshërit.
“E morën dhe nuk e kanë sjellë. Bashkëshorti im ka 1 vit e 2 muaj që ka ndërruar jetë. Ato duan të më marrin djalin. Në fillim nuk ma jepnin kam ikur me zor.
Vjehrri dhe vjehrra vinin dhe e takonin. Jua lija çdo fundjavë disa orë, nga ora 09:00 deri në 15:00.
E morën këtë radhë dhe nuk e sollën më.
Kur shkoi ora dhe i mora në telefon më thanë nuk ta sjellim më.
I denoncova në polici.
Ai u bënte presion policinë, kërkonte kushte, që ta merrte ai, të mos dilte jashtë shtetit.
Vjehrri nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që nuk e di. Gënjen!
Familja e ish-bashkëshortit janë nga Kukësi.
Dua djalin, shteti e policia të ma sjellin. Ka disa ditë që nuk është këtu. Mos e kanë dërguar jashtë shtetit? Unë jetoj tek prindërit e mi. I kemi afër me shtëpi gjyshin dhe gjyshen e djalit”, ka rrëfyer ajo.