• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHURATA PËR FËMIJËT NË SHKOZË/ Veliaj: Do të ndërtojmë të tjera qendra shërbimi në Tiranë
Home
Politikë

DHURATA PËR FËMIJËT NË SHKOZË/ Veliaj: Do të ndërtojmë të tjera qendra shërbimi në Tiranë

27 December, 2018 F.autor Politikë

Bashkia e Tiranës ka shpërndarë këtë të enjte dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë, në mënyrë që edhe ata të festojnë si bashkëmoshatarët e tyre.

Teksa u dhuroi një buzëqeshje në fytyrë, kryebashkiaku Erion Veliaj i uroi fëmijët për një vit sa më të mbarë dhe falenderoi donatorët që mundësuan dhuratat për ta. Ndërsa bashkia dhe shoqëria kujdeset që ata të rriten në kushte sa më të mira, Veliaj i kërkoi në këmbim fëmijëve të qendrës që të mësojnë më shumë.

Ëndrra ime më e madhe është të kem si dhuratë nga ju, që në vitin 2019 të dilni të gjithë të shkëlqyer në mësime. Nëse secili prej jush lufton fort, respekton shokun, respekton familjen e tij, mban pastër qytetin, thotë “Të lutem; Faleminderit”, atëherë e gjithë Tirana është më e mirë. Nëse fillojmë që sot siç e kemi nisur këtu, që nuk dalim më në rrugë të lypim, nuk shkojmë të mbledhim plehra, nuk humbasim orët e mësimit, por të gjithë siç e kemi nisur mbarë, fokusohemi që të mësojmë fort, ta duam familjen dhe njëri-tjetrin, atëherë Tirana do të jetë qyteti më i mirë në Europë.

Veliaj bëri të ditur se në qendrën sociale të Shkozës ka fëmijë nga cepa të ndryshëm të Tiranës, e megjithatë të gjithë së bashku jetojnë në harmoni.

Gjithmonë kam thënë: Po, Tirana do të zhvillohet, por ama askush nuk do ngelet pas dhe fakti që këtu është krijuar një komunitet fantastik e nuk ka rëndësi se çfarë jemi ne, romë apo egjiptianë, komunitete të tjera, ne jetojmë të gjithë bashkë. Kemi krijuar një hapësirë ku respektojmë njëri-tjetrin, e mbajmë pastër, ku jetohet me më shumë dinjitet, në shtëpi më të mira dhe jo në kasolle te Bregu i Lumit, kemi arritur këtë histori suksesi.

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen e tij edhe për kontributin që japin çdo ditë qendrat sociale të Tiranës, ndërsa theksoi se Bashkia do të vijojë të ndërtojë qendra shërbimi të këtij lloji.

Djemtë dhe vajzat që punojnë me shumë përkushtim në qendrat sociale, po bëjnë maksimumin këtë vit duke qenë prezent jo vetëm në të gjitha qendrat sociale, por sigurohemi që është asnjë vakt i rëndësishëm të mos mbetet pa u shërbyer në qendrat tona. Duam të vazhdojmë siç kemi nisur këtë vit, kemi ndërtuar disa qendra model të shërbimit, dhe duke hequr fëmijët nga rruga, duke i sjellë në qendra, ku edhe mësojnë, edhe argëtohen, edhe fitojnë karakter, duam të vazhdojmë gjatë gjithë vitit të 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEH SHPËRTHIMIN E YLLIT TË UNITED/ Phil Neville: Ai është lojtari më i mirë në klub, kur luan...
Previous article SULMI NDAJ ALLEGRIT/ "Il Mattino": Nuk e di se çfarë është turpi, këtë herë...

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT