• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHURATA NGA GJERMANIA/ Shikoni 10 makinat e reja të Policisë Kufitare (FOTO+VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

DHURATA NGA GJERMANIA/ Shikoni 10 makinat e reja të Policisë Kufitare (FOTO+VIDEO)

4 September, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127 mijë euro Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve të dhuruara.

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Zj.Susanne Schutz e pranishme në ceremoninë e dhurimit e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si të shkëlqyer, dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe qeveria gjermane do të mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike ashtu edhe në atë logjistike si dhe inkurajoi Drejtorin Veliu për forcimin e mëtjeshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, e vlerësoi si mjaft efikase këtë ndihmë dhe theksoi se bashkëpunimi me partnerët është prioritet i punës së Policisë së Shtetit. Këto automjete do shërbejnë në rritjen e forcës goditëse si dhe në kontrollin më të mirë të kufirit tokësor për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme si dhe të migracionit të paligjshëm.

“Për Policinë e Shtetit, bashkëpunimi me partnerët është një faktor kyç, në arritjen e suksesit në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.
E vlerësojmë dhe e çmojmë shumë të rëndësishëm këtë mbështetje qoftë në asistencë profesionale ashtu edhe me ndihmë logjistike dhe teknike. Gjej rastin të konfirmoj se në këtë drejtim shteti gjerman ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite. Është fakt tashmë që marrdhëniet e bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjarmane dhe sidomos me policinë gjermane, janë të shkëlqyera.
Sot po na dhurohen 10 mjete, me nje vlerë 127 mijë euro, të cilat janë të destinuara për mbikqyerjen në kufirin tokësor, ndërkohë që në Janar të vitit 2017, u dhuruan dhe 5 automjete të tjera me vlerë 80 mijë euro.
Tashmë bashkëpunimi midis policive tona është konkret dhe aq më tepër operacinal, përmend këtu realizimin e operacionit të përbashkët me vendet e rajonit “Drino 2018”, ku nëpërmjet Agjensisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ, qendra Federale Gjermane bashkëfinancoi zhvillimin e këtij operacioni.
Ne po punojmë së bashku për më shumë siguri dhe për më tepër po unifikojmë veprimet tona për të realizuar objektivat në luftën kundër paligjshmërisë. Ndaj e vlerësoj dhe e konsideroj shumë të rëndësishme këtë ndihmë pasi është një kontribut i drejtëpërdrejtë në forcimin e kapaciteteve të policisë kufitare për mbikqyerjen e kufirit”, deklaroi Veliu.

Ndërsa ambasadorja gjermane theksoi se qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në forcimin e ruajtjes së kufirit përmes Policisë kufitare Shqiptare, duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e kufijve të Evropës.
“Përmes vizitave të shpeshta në stacionet e policisë kufitare por edhe në të ashtëquajturin kufi të gjelbër, veçanërisht atë me Greqinë, kemi përftuar një panoramë shumë të mirë rreth gjendjes në kufirin Shqiptar, por njëkohësisht edhe rreth domosdoshmërisë, i një baze më të mirë materiale në funksion të realizimit të një veprimtarie me kaq shumë përgjegjësi, gjë që është edhe në interesin gjerman dhe evropian.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen për mbështetjen materiale të Policisë Shqiptare të Kufirit, përmes qeverisë Federale.
Bashkëpunimi me strukturat e policisë është një aspekt i bashkëpunimit tonë të shkëlqyer, ndaj më lejoni t’ju falenderoj edhe ju përzemërsisht, për këtë bashkëpunim mjaft të mirë sikurse dhe t’ju inkurajoj për bashkëpunimin në të ardhmen”, tha Schutz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kategorisë Superiore/ Golin më të bukur e shënon futbollisti që nuk do luaj më në...
Previous article KISHTE PUNËSUAR NJERËZ SI SHITËS DROGE/ "Koka" e BANDËS në Itali. Kush është SHQIPTARI, Xhafer Berisha që udhëhiqte...

k.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT