Tofik Sinani është efektivi i Policisë së Burgut të Fushë-Krujës i pezulluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Arsyeja lidhet me dhunën psikologjike, dhe fizike e cila dyshohet se është kryer nga Sinani ndaj një të burgosuri në IEVP Fushë-Krujë.
Nga dhuna e vazhdueshme, i burgosuri ka tentuar të vetëvritet, deklaratë që e ka bërë në prani të familjarëve, dhe të zyrtarëve të IEVP Fushë-Krujë.
Pas verifikimit të ngjarjes, si dhe të dëshmive të të burgosurit, e të familjarëve të tij u pezullua nga detyra si polic Tofik Sinani.
Pas kërkimeve, redaksia e ALPENews.al gjeti idetitetin e plotë.
Tofik Sinani është ky person.
Përveç kësaj, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka shprehur nisjen urgjente të hetimeve, ndërsa bën thirrje për ekspertizë të dhunës ndaj të burgosurit.
/ALPENews.al




