Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Roland Liçi, 54 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 22.04.2018, në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.L, 41 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 të Kodit Penal.


