• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNONTE GRUAN DHE DJALIN E MITUR/ Arrestohet trafikanti i kokainës në Kamzë, çfarë i gjendet në banesë
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNONTE GRUAN DHE DJALIN E MITUR/ Arrestohet trafikanti i kokainës në Kamzë, çfarë i gjendet në banesë

12 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last package”, nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, vihet në pranga 46-vjeçari.

Gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën e shiste në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last package”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-M. S., 46 vjeç, banues në rrugën “Thethi”, Kamzë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 31-VJETORI I PS/ Gjiknuri: Mbetet forca më demokratike e transformuese në Shqipëri
Previous article 31-VJETORI I THEMELIMIT TË PS/ Balla: Mirënjohje themeluesve kurajozë dhe të gjithë kontributorëve ndër vite

s.autor

Postime të ngjashme

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit Aktualitet

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT