Një 56-vjeçar është vënë në pranga pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij në Bulqizë.
Njoftimi i policisë:
DVP Dibër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 56 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


