• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOHET AURON TARE/ Rrëfen detajet: Ishte një skenë rrugeçërish, më qëlluan kur isha brenda në…
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNOHET AURON TARE/ Rrëfen detajet: Ishte një skenë rrugeçërish, më qëlluan kur isha brenda në…

18 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Studiuesi Auron Tare është dhunuar paraditen e sotme në fshatin Bençë të Tepelenës, ku kishte shkuar për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Tare ka treguar në një prononcim për televizionin “FaxNeës” se është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës që po kryen punimet për ndërtimin e një fabrike gurore pranë kanioneve të Nivicës.

Tare, i cili vetëm pak kohë më parë u zgjodh kryetar i Këshillit Shkencor në UNESCO, tha se kjo iu duk si një skenë rrugeçërish dhe siguroi se do të bënte një kallëzim penal ndaj dhunuesve të tij.

Ai u dërgua në spitalin e Tepelenës, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi u dërgua në spital, Tare iu drejtua policisë të Tepelenës për të bërë një denoncim mbi dhunën e përdorur ndaj tij nga punonjësit e firmës. Disa persona, si nga banorët, ashtu dhe nga punonjësit e firmës, janë dërguar në komisariat lidhur me tensionimin e ngjarjes.

Fabrika e asfaltit do të shfrytëzohet për pubimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh. Me mbështetjen e ambientalistëve, banorët kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cënuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëjë një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që t’iu shpjegoj se çfarë ndodhi.

Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër.

Kanë filluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.

Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje.

Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet.

Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike”- u shpreh Tare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA DHE GROPOSJA E KEJSI HYSËS/ Ja me sa vite burg dënohet Agron Tufa
Previous article UDHËTIMET DREJT BE/ Tomini: Ja ku duhet të marrin informacion qytetarët për vendin që do vizitojnë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT