• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNIMI I PETRAQ MILOS/ Artan Fuga: Të tërheqim ambasadorin nga Mali i Zi, ata i urrejnë shqiptarët
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNIMI I PETRAQ MILOS/ Artan Fuga: Të tërheqim ambasadorin nga Mali i Zi, ata i urrejnë shqiptarët

22 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Artan Fuga është revoltuar pas publikimit të videos së dhunimit të këshilltarit të Ilir Metës, Petraq Milo, nga policia malazeze.

“Cfarëëëë?

Një qytetar shqiptar dhunohet në këtë mënyrë në kufirin me Malin e Zi?

Dhe paska mbi një muaj që ka ndodhur??? Na njoftokan sot pas pilafi se kanë ndaluar dy policët? Kaq? Për të venë duart në kokë!

Shiheni shiheni videon e turpit të rëndë, e masakrës fizike, e fyerjes të nderit të burrit!

E arbitraritetit policor!

Sikur edhe kundravajtje në parkim a në radhë të ketë bërë??? Gjë që nuk ka fare, po fare, po fare, fare, lidhje si shkak – pasojë me dhunën barbare, me sjelljen e poshtër, me aktin antihuman të bërë?

Dhe kjo në mes të Evropës, jo në fise kanibale! Dhe na dërdëllin për Ballkan të hapur?

Cfarë urrejtje ndaj qytetarit të shtetit shqiptar!

Dhe ne si shtet nuk tërheqim në sekondë ambasadorin tonë derisa të ndëshkohet akti barbar me vendim gjykate, deri sa t’i kërkohet përunjësisht falje qytetarit shqiptar nga shteti fqinj, derisa të dëmshpërblehet financiarisht dhe moralisht ai sa frëngu pulën? Derisa të jepen sigurira se asnjë qytetar shqiptar nuk do të trajtohet si qen rrugësh!

A jeni në detyrë apo flini? Po sikur të kishte qenë vëllai juaj, burri, kunati juaj? Në sy të familjes të dhunohet ashtu duke i shqyer nofullën, tërhequr zvarrë?

Në çfarë shekulli jetojmë?

Dhe nuk kemi nota qeveritare? Nuk kemi reagim zyrtar? Lëmë qytetarin vetëm në duar dhunuesish?

Nuk e thërret ministria e jashtme ambasadorin e vendit fqinj për të protestuar ashpër?

Braktisim kështu bishtndërshalë njërin nga ne!

Cila grua, vajzë, shqiptare do të guxonte të kalonte? Cili prind do ta lejonte fëmijën e vet të kalonte? Cfarë sigurie kemi? Kush na mbron?

Ku është konsullata e Shqipërisë në Mal të Zi? Ka notë? Ka reagim publik? Ka protestë publike?

Cfarë bëjnë? Apo për vete udhëtojnë me pasaporta diplomatike dhe nuk e rruajnë fare se një burri shqiptar i marrin erzin, e dhunojnë poshtërsisht”, shkruan Fuga.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLINKEN DHE KREU I OKB TAKIM NË NEW YORK/ Diskutime mbi mbështetjen ekonomike për Ukrainën
Previous article "MË LE ME NJË UNAZË..."/ E vranë me plumb në kokë, rrëfimi rrëqethës i të dashurës së 34-vjeçarit shqiptar

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT