Kreu demokrat Lulzim Basha ka folur lidhur me organizimin e protestës së opozitës më 27 janar. Në emisionin “Opinion”, ai tha se qytetarët do t’i tregojnë nga sheshi i protestës zërin e tyre kryeministrit Rama.
I pyetur nëse do të ketë dhunë në protestë, kryedemokrati Basha tha se: “Nuk ia vlen asnjë qime floku e një shqiptari të rrezikohet për Edi Ramën”.
“Protesta s’bëhet për PD-në, as për karriget tona. Protesta bëhet për drejtësinë e barabartë për të gjithë, kundër një drejtësie të kapur, për një ekonomni që funksionon, për një shtet që i afrohet Europës. Opozita është në të drejtën e saj ta thërrasë. Ky nuk është spektakël. Ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit”, u shpreh Basha.
Më tej, ai vijoi idenë e tij duke u shprehur se “në këtë vend kanë rënë të gjitha institucionet dhe institucioni i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve, fakt që e vërtetoi skandali Saimir Tahiri. Rama nuk e lëshon Tahirin, pasi preket edhe vetë”.
***
VIJIMI I INTERVISTËS
Opozita ka një strategji të vetën, sigurisht. Partia Demokratike ka një strategji të hartuar në bazë të kësaj gjendjeje ku ndodhemi por pjesë kyce e kësaj strategjie tani është reagimi i qytetarëve. Opozita e ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë të vetën. Ishte për shkakun tonë që u denoncuan kriminelët e sot në parlament ke më pak vrasës e përdhunues dhe trafikantë sec kishte parlamenti i kaluar. Ne bëmë betejën kundër drogës kur qeveria thoshte ishin mushkonja dhe është e vërtërë që nuk arritëm të parandalonim mënxyrën por tani të gjithë janë të paralajmëruar për projektin e kthimit të Shqipërisë në Kolumbi. Ne do kërkojmë një qeveri antimafia që të garantojë një reformë zgjedhore se pa një reformë zgjedhore pa u siguruar që zgjedhjet e tjera nuk do i vjedhin prapë banditët sic u bënë tre palë zgjedhje 2013, 2015, 2017 nuk do i fitojë aleanca me krimin se asgjë e mirë nuk do dalë nga ajo. Sigurisht që është Partia Socialiste ajo që e ka kthyer në sistem bashkëpunimin me krimin që i ka hapur të gjitha dyer kriminelëve. Që sot nuk ke vend në administratë mos shkosh dhe në zyrën më të pastër mund të mos gjesh kriminel por do gjesh vëllain ose kushëririn e kriminelit.
Procesi politik është asgjesuar. ne nuk flasim më për aletarnativa, për programe, për arsimin, për shendetësinë, është e gjitha një teatër sepse Edi Ramës nuk I bëhet vonë për qytetarët. kur vjen në pushtet me votat e blera nga kriminelët, nuk të bëhet vonë për qytetarët. për fat të mirë në demokraci mbetet një mundësi që është mundësia e fundit. nuk duhet të harrojmë që populli në demokraci e delegon autoritetin duke zgjedhur parlamentin dhe qeverinë, por autoriteti është gjithmonë në duart e sovranit dhe ky është kuptimi I së shtunës në orën 12. është thirrja e sovranitpër të thënë fjalën e tij nëse e pranojmë këtë gjendje apo jo. përgjigja jonë do të jenë emigracioni apo përballja.
Pyetje: Do kërkoni njerëzve të duartrokasin apo të kenë reagim të fortë?
Do ti kërkoj të marrë fatet e tij në dorë. këtë do ti kërkoj sovranit. Do të thotë që përmes reagimit dhe bashkimit masiv dhe jo vetëm me 27 janar por gjithë ditët e tjera në vazhdim tia bëjë të pamundur aleancës së krimit qeverisjen apo sundimin e vendit. në vend të një qeverie mafia të kemi një qeveri antimafia, antivarfëri dhe pro reformes në drejtësi në vend të kapjes së drejtësisë. në vend që Tahiri me shokë të jenë ministra të jenë para drejtësisë dhe sipas drejtësi në burg.
Bëmë tre komisione hetimore dhe të treja i bllokoi, komisionet hetimore u kthyen në një alibi. U quan dosjet dhe dosjet janë të pluhurosura atje. Nuk funksionon asgjë, gjithçka është në dorë të Edi Ramës. Ekonomia është në dorë të Edi Ramës. Prokuroria është në dorë të Edi Ramës. Gjykata në Edi ramës. Herën e fundit që kam qënë ulur në këtë karrige kam publikuar fotot e Durim Keçit, kriminelit që kërkohet për ekstradim në Itali. Dhe tashë ja ku është dhe nuk arrestohet sepse e mbron Edi Rama. Dhe i ka dhënë fjalën se “Nuk ka bir kështu e ashtu të të ekstradojë ty në Itali”. Sot Edi Rama, të vetmin premtin që mban e mban me kriminelët, sot e liroi Edi Rama. E arrestoi gjatë kohë që ishtë në vizitë zyrtare në Itali dhe ia mbathi për në Zvicër, në hotelet e luksit të Davosit, Durim Keçin e liroi. Sepse mazhoranca e tij është mazhoranca e Durim Keçit.
Nuk bëhet kjo as për karrigen time dhe as për ambicjen time. Nuk dua unë të bëhem kryeministër përmes protestës. ejani për hallin tuaj.ejani për padrejtësitë tuaja. Ehde në vendet e BE ka përbappje të tilla kur ka kriza dhe reagimi qytetar përmes protestave është mesazhi plebishitar I mos pranimit të Edi Ramës. kështu siç ka ndodhur 27 vite më parë në 91, ndonëse rrethanat ishin të tjera.
Nuk kam bashkëpunuar asnjëherë me Edi Ramën. Këtu ose ka naivitet ose dashakeqësi. Nuk bashkëpunoj me një kryeministër të emëruar nga krimi. nuk bashkëpunoj me kreun e aleancës së drogës me pushtetin. synimi im është largimi një orë e më parë I Edi Ramës. unë besoj nga thellësia e zemrës se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar se pa largimin e edi Ramës nuk do të ketë as drejtësi të barabartë për të gjithë, nuk do të ketë as punësim, gjithçka lidhet tek Edi Rama jo vetëm se është I paaftë apo se nuk do, por ai ai është nyja që ka lidhur politikën me krimin, PS me krinelët. pa e këputur këtë lidhje nuk kemi për të pasur asnjë çlirim, as në ekonomi dhe as në drejtësi. prandaj shqiptarët do të vinë për veten e tyre në protest e do thonë që nuk jemi skllevërit tuaj por jemi zotër të këtij vendi. dhe vendit ti hapet rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Isha në drekë me dy ambasadorë të rëndësishëm në vendin tonë. Në një përqasje pak më ndryshe i pyeta më thoni haptazi: a keni më pak a më shumë krim qëkur është Edi Rama kryeministër të eksportuara nga Shqipëria drejt vendeve tuaja? A keni më pak apo më shumë drogë, a keni më pak apo më shumë emigracion të paligjshëm? Jemi në një situatë ku shqiptarët brenda vendit përballen me një kaos të vërtëtë. Ju e patë 11 shpërthime me dhjetëra viktima sepse rendi dhe siguria kanë rënë, janë shpartalluar. Dhe s’mund të jetë ndryshe. Jemi në një situatë ku ekonomia është në gjendje falimenti po rrënohet ditë për ditë. Me shifrat zyrtare që janë të manipuluara dhe ne do japim prova javën e ardhshme për gjithe botën se si i manipulojnë shifrat Edi Rama që është vepër penale por me shifrat e tyre zyrtare kane falimentuar 50 biznese ditë për ditë vitin e kaluar. Dhe kjo vazhdon eshe këtë vit me një ritëm më të pershpejtuar. Ekonomia është në kolaps, shqiptarët janë ne depresion, të gjithe duan të largohen.
Komisionet parlamentre të opozitës i saboton. Drejtësinë e ka kapur. Akti i kapjes së Prokurorit të Përgjitshëm dhe emërimi i vetes kryeprokuror është akti i fundit i një shteti i cili si ky. Ne këtë do të bëjmë. Këtë që ka detyrë opozita, të denoncojë, të tregojë me gisht përgjegjësit, të dërgojë faktet para institucionet, të thërrasë protest, t’iu prijë protestave bashkë me qytetarët. Këtu ku kemi ardhur, ku nuk ka më zgjedhje, e ke të faktuar tashmë jo vetëm në raportin e OSBE/ODiHR por edhe nga studimet e Bashkimit Europian që zgjedhjet u blenë. Ne mund të rrimë këtu të bëjmë një analizë të madhe të zgjedhjeve, analizën e ka bërë skandali i Saimir Tahirit. Skandali i Saimir Tahirit e ka bërë analizën e zgjedhjeve. Ta thonë ata, e kupton ti, me pak theks vlonjat, por e kupton, edhe atë fjalën e ndyrë “ia kam bërë këte e atë votive, 5 milion merr në muaj, 20 milion hedhe në zgjedhje. Pra ështe qartë se Shqipëria ka rënë në dorë të krimit. Nuk ka rënë sepse krimi na pushtoi me ushtri, por sepse Edi Rama zgjidhi krimin për të ardhur në pushtet dhe vazhdon bashkëpunimin me krimin dhe kur vazhdon bashkëpunimin me krimin, Shqipëria kthehet në një zonë të lirë të krimit. Kërcet tritoli. Plas droga dhe hashashi. Pasuritë e shqiptarëve grabiten.


