• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNË NË FAMILJE, SHERR DHE KANOSJE/ Vihen nën hetim 6 persona në Korçë
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNË NË FAMILJE, SHERR DHE KANOSJE/ Vihen nën hetim 6 persona në Korçë

18 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjashtë persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia Korçë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi hetimi në gjendje të lirë për:
M. R., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
G. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi hetimi në gjendje të lirë për M. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në malin Moravë, është konstatuar duke prerë dru në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë kontrollit afër banesës së tij, u gjet një tjetër sasi drush, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa shërbime të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për E. A., 22 vjeç dhe S. D., 18 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në aksin rrugor “Maliq-Libonik”, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte një 24-vjeçar dhe i kanë dëmtuar me shkelma automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. D., banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.5, Pogradec, për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me një mjet të mprehtë (sëpatë) dhe i ka goditur derën e banesës, një shtetasi. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA TA TAKOJ..."/ Nuk është familjar! Nuredin Dumani kërkon takim SPECIAL brenda burgut
Previous article OPERACIONI "TEMPULLI"/ Burg për 10 të arrestuarit në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO) Aktualitet

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO)

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë Aktualitet

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1 Aktualitet

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT