• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA PAS NDESHJES TIRANA-VLLAZNIA/ Policia: Kemi shoqëruar 106 tifozë, 8 të arrestuar. Dëmtuan dhe autobusët
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNA PAS NDESHJES TIRANA-VLLAZNIA/ Policia: Kemi shoqëruar 106 tifozë, 8 të arrestuar. Dëmtuan dhe autobusët

8 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

U konfliktuan fizikisht, në Rrugën e Kombit dhe dëmtuan autobusët me të cilët udhëtonin, shoqërohen në ambientet e Policisë, 106 tifozë të ekipeve të futbollit “KF Tirana” dhe “KF Vllaznia”.

Prej tyre, vihen në pranga 8 tifozë dhe procedohen penalisht 20 të tjerë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ato të komisariateve në varësi të saj, sapo janë njoftuar se në Rrugën e Kombit, tifozët e 2 skuadrave të futbollit në vendin tonë, po konfliktoheshin fizikisht, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të 106 tifozëve (nga të dyja ekipet) të përfshirë në konflikt.

Në vijim të veprimeve procedurale për paligjshmëritë e kryera (konflikt fizik dhe dëmtim të autobusë me të cilët udhëtonin), u arrestuan në flagrancë shtetasit: Klejvi Xeka, 20 vjeç, Klejdi Zyka, 18 vjeç, Renato Markgjoni, 18 vjeç, Ismail Asllani, 18 vjeç, Klodian Dumi, 38 vjeç, Rakip Lala, 18 vjeç, Fabjon Kurti, 18 vjeç dhe Frensi Shehi, 20 vjeç.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.

Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

SHERRI

Vllaznia pësoi disfatë 0-1 ndaj Tiranës, në takimin e luajtur në Kukës. Pas sfidës, kanë qenë mbështetësit e Vllaznisë që kanë sulmuar tifozët e Tiranës, në Reps.

Si nisi gjithçka? Në një vend pushimi, pikërisht në Reps, lojtari i 12-të i shkodranëve, pasi zbriti nga autobusi, filloi duke ofenduar mbështetësit e skuadrës kryeqytetase. Më pas, situata u acarua, duke kaluar në gjuajtjen e sendeve të forta dhe përleshja mes palëve u bë e pashmangshme.

Këto pamje nuk i shërbejnë aspak lojës më të bukur në botë, me futbollin që duhet të përçojë mesazhe paqe-je dhe jo dhune. Pavarësisht zhvillimit, shpeshherë futbolli në vendin tonë kthehet vite mbrapa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KTHEHET ASHPËR SARA HOXHËS/ Dafina Zeqiri: Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe burrin tënd. Mos ma përmend emrin
Previous article ARBEN AHMETAJ SËRISH NËN HETIM NGA SPAK/ Ja për çfarë akuzohet

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT