• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DHUNA NUK ËSHTË SPONTANE…”/ Spahiu: Ja arsyet pse Bashës dhe Monikës i intereson djegia e Shqipërisë, por jo drejtësia për Klodjanin
Home
Sociale

“DHUNA NUK ËSHTË SPONTANE…”/ Spahiu: Ja arsyet pse Bashës dhe Monikës i intereson djegia e Shqipërisë, por jo drejtësia për Klodjanin

11 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, flitej për aktualitetin e ditës e sigurisht protestat për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

I ftuar në emision ishte dhe Kreshnik Spahiu, i cili sqaroi se: “…protesta ka nisur spontanisht. Por dhuna a është spontane? Padyshim, që jo. Dhuna në këto protesta është bërë nga PD dhe LSI”, u shpreh ai.

Më tej Spahiu sqaron dhe arsyen pse opozita rri e fshehur pas organizimit të dhunës së institucioneve: “Shumë e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 1 vit më parë, nga Ndihmës Sekretari i Shtetit Metthew Palmer, i janë drejtuar drejtpërdrejt Z. Basha dhe Znj. Monika Kryemadhi, ‘nëse do vazhdojnë protestat e dhunshme, ato do të dalin jashtë axhendës diplomatike dhe do konsiderohen si organizata të dhunshme”.

Kreshnik Spahiu u shpreh ndër të tjera se: “Policia më e dhunshme nuk është as ajo e Agim Shehut dhe as ajo e Sandër Lleshit, por është policia që qëlloi plumba ndaj kolegëve tuaj (kujton rastin e 21 Janarit, plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj)”.

“Gazetari i Klanit ka marrë dy plumba nga kallashnikovët, ai duhet të ishte sot aty në tryezën tuaj. Unë nuk njoh ndonjë ministër tjetër që të ketë shtirë me armë zjarri edhe ndaj gazetarëve.

Po të marrim në analogji të ngjarjeve, për vrasjen e Klodian Rashës polici u arrestua brenda disa orësh, për vrasjet e 21 Janarit ministri i Brendshëm Lulzim Basha nuk i dorëzoi gardistët.

Për vrasjen e Klodjan Rashës ministri dha dorëheqjen, ndërsa ministri Lulzim Basha jo që s’dha dorëheqjen por është kandidat edhe për kryeministër.

Për vrasjen e Klodjan Rashës shteti shkoj për ngushëllim në shtëpinë e të ndjerit, për vrasjen e 21 Janarit nuk shkoj askush nga shteti, por shkuan të bënin pazar për të mbyll dëshmitë.

Ne duhet të jemi të ftohtë, të bëjmë analogji për dy ngjarjet dhe të gjejmë kurajon të themi:

Janë të ligjshme protestat, po janë. Legjitimohet dhuna e qytetarëve, po legjitimohet. A është nga pas opozita, po është. A është në të drejtën e opozitës ta shndërroj në kauzë, padyshim që është.

Çdo opozitë në të gjithë botën do e shndërronte në kauzë. Pse nuk e shndërron dot në kauzë opozita? Sepse nuk e ka moralin e para dhe e dyta ja ka vendosur “këmbët në një këpucë” Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i gjithë trupi diplomatik”, u shpreh Spahiu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET SËRISH STRESI, KAPET ME ALKETËN DHE ERMALIN/ Reperi: Jam rebel i lindur... (FOTOT)
Previous article ASNJË GOL NË DY NDESHJE/ Daja i nxehur me Partizanin. I beson Esat Malës detyrën e…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT