• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA NË VARREZAT E DËSHMORËVE/ Ish-deputeti i PD-së sqaron: Fajin e ka Edi Rama, i rrahëm se…
Home
Intervista

DHUNA NË VARREZAT E DËSHMORËVE/ Ish-deputeti i PD-së sqaron: Fajin e ka Edi Rama, i rrahëm se…

5 May, 2018 F.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, biznesmeni Ndriçim Babasi ka folur lidhur me dhunën e ushtruar ndaj veteranëve të luftës gjatë ceremonisë në varrezat “Dëshmorët e Kombit”.

I pyetur mbi militantët demokratë që u bënë pjesë e sherrit, Babasi thotë se janë ndjerë të provokuar dhe se për këtë fajin e ka kryeministri Edi Rama.

Ngjarja ndodhi pak minuta para se të mbërrinte kryedemokrati Lulzim Basha i cili zgjodhi të mos distancohej nga ky akt.

Më poshtë intervista e shkurtër e ish-deputetit demokrat për BW:

Zoti Babasi mund të na sqaroni si ndodhi përplasja mes përfaqësuesve të Partisë Demokraktike dhe veteranëve tek Varrezat e Dëshmorëve? A pati ndonjë të shoqëruar mes jush?

Në dijeninë time nuk ka asnjë të shoqëruar. Nuk mund të flas për një përleshje, por për një reagim të dhunshëm nga ana e komunistëve që vinin të provokonin me foton e “qoftëlargëtit”.

Ne shkuam në orarin e caktuar për të bërë nderimet përkatëse dhe aty u ndeshëm me këtë grup. Ju thamë të hiqnin parullat dhe fotot sepse s’mund të vazhdohet me imazhin e “qoftëlargut” edhe pas 25 vitesh.

Ata reaguan keq, kishin edhe shkopinj me vete. Por në të gjithë këtë histori, faji është i policisë. Ishte policia ajo që nuk diti të ndajë detyrat e veta. Kur ka aktivitet PS-ja, lejohen mbështetësit e PS, kështu ndodh me PD dhe me këta “qoftëlargëtit”, që duhet t’i kishin lënë në një tjetër orar.

Ju personalisht ishit mes atyre që u përfshinë në sherr?

Isha mes atyre që debatuan dhe po them që u bë shumë mirë që ndodhi ashtu. Le ta marrë vesh gjithë Shqipëria dhe Bota që PD është e fortë dhe mban qëndrimin e saj ndaj parullave të komunizmit. Ta marrin vesh edhe ata që i sollën aty

Kush mendoni t’i ketë sjellë aty?

Po ata nuk erdhën nga mendja e tre, janë të nxitur politikisht për të reaguar ashtu. Erdhën me qëllimin për të na provokuar, ishin provokatorë.

Pse i quani provokatorë?

Nuk i quaj, jam i bindur që ishin provokatorë, madje të organizuar mirë kësaj here. Por faji është i Edi Ramës, mbi të bien të gjitha përgjegjësitë

Keni një mesazh për kryeministrin?

Mesazhi i vetëm që kam për të është të rrijë larg nga këto akte provokatore. Të mos i nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sa meshkuj duhet të ketë kaluar një femër që të quhet ku*vë? Ja përgjigjet befasuese në Tiranë (VIDEO)
Previous article Shfaqet joshëse në publik, por ja detaji në FOTON e Zajminës që askush nuk e kapi

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT