• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dhuna në Parlament, edhe “televizioni i Trump” dënon opozitën
Home
Shqipëri

Dhuna në Parlament, edhe “televizioni i Trump” dënon opozitën

19 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas Ambasadës Amerikane, e cila reagoi me tone të ashpra për dhunën e djeshme në Parlament, edhe një prej rrjeteve më të mëdha të informacionit në SHBA denoncon qëndrimin e opozitës.

“Fox News”, një rrjet i njohur për një linjë editoriale pranë Partisë Republikane në SHBA përcolli ditën e sotme një lajm, në të cilin pasqyronte reagimet ndërkombëtare mbi dhunën e djeshme në Shqipëri.

Që në titull, “Fox” shkruante se “Bashkimi Europian dënon dhunën e opozitës në Parlamentin Shqiptar”, përcjell lexo.al. Ndërsa në brendësi sqaron se qëndrimi i europianëve është i bashkërenduar edhe me atë të Uashingtonit, i cili gjithashtu kritikoi ashpër protestën.

Ky është artikulli i plotë i “Fox News”, i sjellë në shqip nga lexo.al:

“Bashkimi Europian dënon dhunën e opozitës shqiptare gjatë votimit për një Prokuror të ri të Përgjithshëm me mandat të përkohshëm.

Në një deklaratë për shtyp, të martën, Brukseli i kërkoi edhe një herë më shumë partive politike shqiptare që “të bashkëpunojnë për zbatimin e reformave, thelbësore për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian”.

Të martën, ligjvënësit e opozitës hodhën flakadanë tymues brenda Parlamentit, ndërsa disa militantë u përleshën me policinë jashtë ndërtesës, gjatë votimit të prokurorit të ri të përgjithshëm me mandat të përkohshëm. Për opozitën, kjo votë ishte anti-kushtetuese.

Nga ana e tyre, Bashkimi Europian dhe SHBA-të, e cila gjithashtu e dënoi ashpër dhunën, kanë përpiluar draftin e reformave gjyqësore dhe mbështesin emërimin e përkohshëm të dikujt në këtë pozicion, deri sa një komision i përhershëm, i cili nuk është krijuar ende, të emërojë një Prokuror të ri të Përgjithshëm.

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që prej vitit 2009, gëzon statusin e vendit kandidat që prej vitit 2014 dhe shpreson që të hapë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm.” /LEXO.AL

Lajmi origjinal në –http://www.foxnews.com/world/2017/12/19/eu-condemns-albanias-opposition-violence-at-parliament.html

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Buzëqesh! Njihuni me FOTOT e kriminelëve që nuk i rezistuan aparatit edhe pasi u arrestuan
Previous article Modelja Oriola Marashi i nxjerr të gjitha në postimin e saj të fundit. Tronditen fansat e saj (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT