• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj…
Home
Breaking News

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj…

7 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Fierit ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e dhunimit të një 17-vjeçareje, ngjarje e cila u bë publike pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje të dhunës dhe shkaktoi reagime të shumta nga qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026. E mitura 17-vjeçare është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj, ku ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e 19-vjeçares me inicialet L.L., nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15-vjeçare.Nisur nga sensibiliteti i lartë publik i krijuar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së një ngjarjeje të ndodhur më datë 08.06.2026, si dhe pas reagimeve dhe interesit të madh të qytetarëve në drejtim të adresave zyrtare dhe rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Fier e konsideron të nevojshme të risqarojë opinionin publik mbi masat e marra dhe veprimet e kryera nga strukturat e Policisë në lidhje me këtë rast, dhe më konkretisht:

Më datë 08.06.2026, një shtetase 17 vjeçe është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, së bashku me nënën e saj, dhe ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e shtetases L. L., 19 vjeçe, nga kjo e fundit dhe dy shtetase të tjera 15-vjeçare.

Menjëherë pas kallëzimit të së miturës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me parashikimet ligjore.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasja L. L., 19 vjeçe, si dhe 2 shtetaset e mitura 15-vjeçare, të cilat deklaruan se kishin ushtruar dhunë ndaj shoqes së tyre, shtetases së mitur 17 vjeçe, për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve, më datë 09.06.2026, materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të 3 shtetaseve të mësipërme.

Gjithashtu, sqarojmë se, më datë 28.06.2026, nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në koordinim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është arrestuar njëra nga 15-vjeçaret e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares. Arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës së 15-vjeçares, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga vajza e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas procedurave përkatëse dhe bazuar në vlerësimin e autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja e arrestuar është dërguar për trajtim në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor, në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier rithekson se ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin, në bashkëpunim të ngushtë me organin e Prokurorisë, i cili është autoriteti kompetent për vijimin e procedimit penal.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për trajtimin me seriozitet të çdo rasti që cenon sigurinë e qytetarëve, veçanërisht kur në këto ngjarje përfshihen të mitur, duke vepruar me profesionalizëm, paanshmëri dhe në zbatim të plotë të ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj
Previous article ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj Aktualitet

AKSIDENTI I AUTOBUZIT NË LINJËN BERAT-TIRANË/ Në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri Aktualitet

PAMJET SHOKUESE/ Rrahën të miturën dhe e filmuan, procedohen tre adoleshentet në Fier. Detaje nga sherri

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen Aktualitet

SHERR ME THIKA E MJETE PRERËSE NË TIRANË/ Pranga tre personave, policia zbardh ngjarjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT