Një ngjarje aspak e këndëshme ka ndodhur ditën e sotme në Golem. Inspektori i Hetimit Tatiomor është dhunuar për shkak të detyrës nga një 24 vjeçar. Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë goditi dhe i theu hundën Inspektorit pas një debati për bllokimin e një aktiviteti tregtar në pronësi të 24 vjeçarit Morina.
Bllokimi do të vinte si pasojë e disa shkeljeve të konstatuara në biznesin e të riut.
24-vjeçari u arrestua menjëherë pas ngjarjes ndërsa inspektori u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën, për të marrë mjekimet e nevojshme.
DHUNA është metoda më e përdorur për të “MBROJTUR” bizneset e tyre edhe pse në shkelje ligjore apo parregullsi “PRONARET” (shpeshherë të rinj në moshë), kanë ngritur dorë ndaj punonjësve shtetërorë.
Rreth para dy vitesh një rast i ngjashëm ndodhi në qytetin e Sarandës.
I riu ishte “në mbrojtje” të biznesit (Market) të prondërve të tij, ai përveçëse nuk e lejoi Inspektorin e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor të bëjë detyrën por e goditi me grushta dhe e bëri për spital.
Ndërsa një Inspektor i Policsë Pyjore u dhunua me sopatë një vit më parë. Edhe ai për shkak të detyrës. Ngjarja ndodhi në një fshat të Pogrdacit ku një 41 vjeçar i cili në mënyrë të paligjshme kishte prerë dru dhe po ngarkonte makinën në kohën kur ndodhi ngjarja.
Një tjetër 43 vjeçar u vendos në pranga pas arratisë në Vlorë, pasi rrafshoi pyllin me sopatë dhe goditi edhe Ispektorin e Pyjeve. 43-vjeçari kishte prerë një sipërfaqe të konsiderueshme pemësh në pyllin e fshatit Rexhepaj kur është hasur nga roja pyjore. Por, në atë moment ai është afruar dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij, sikurse dhe e goditi me makinë teksa largohej nga vendi i ngjarjes.
Inspektori i Pyjeve ka njoftuar policinë e cila shkoi në banesën e tij dhe pas një kontrolli të bërë ka gjetur një sasi të konsiderueshme drurësh për zjarr, por 43-vjeçari nuk ndodhej aty.
Ka edhe më keq! Një inspektor Ujësjellësi u godit me sende të forta në Durrës jo nga një por nga 7 persona.
Besim Hoxha ishte tek një hotel në qytetin bregdetar, subjekt që sipas ujësjellësit figuronte debitor në shumën 2.5 mln lekësh për shfrytëzimin e ujit kur shtatë persona e sulmuan dhe goditën me sende të forta duke i shkaktuar plagë të rënda inspektorit.
AlpeNews.al






