• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NDAJ AVOKATIT PËR KONFLIKTIN TEK KULLAT TE LIQENI/ Asnjë gjurmë nga 3 autorët
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNA NDAJ AVOKATIT PËR KONFLIKTIN TEK KULLAT TE LIQENI/ Asnjë gjurmë nga 3 autorët

31 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë në koma i intubuar në reanimacionin e spitalit të Traumës. Bluzat e bardha i konsiderojnë orë vendimtare për të marrë sinjale reaguese prej tij, pas 2 frakturave kockore të pësuara në kokë dhe një endeme cerebrale, si pasojë e goditjeve brutale me doreza metalike nga grupi i agresorëve. Deri tani nuk është vlerësuar për ndërhyrje kirurgjikale, pasi gjendja e 45-vjeçarit është stabël.Gjatë orëve të drekës, te Spitali i Traumës u panë, kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj dhe zëvendësi i tij, Alket Shatro.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç u vetëdorëzua pas ngjarjes së rëndë duke dhënë dëshmi që faktoi edhe më shumë dyshimet e policisë, se pas dhunës fshihet Dritan Nano, i arrestuar. 58-vjeçari nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kullat e Bashkim Ulajt te Diga e Liqenit.

Avokati u detyrua t’i drejtohej gjykatës me padi, në vijim të së cilës përmbarimi bllokoi pronën e Dritan Nanos te kullat te diga, të cilën 58-vjeçari nuk e shet dot më. I vetëdorëzuari Dorian Aliaj, dhëndër i Nanos, i rrëfeu hetuesve për konfliktin që Dritani kishte me avokatin, duke hedhur dritë se shkaqet e dhunës barbare ishin për të paralajmëruar avokatin të heqë dorë nga padia, por mohoi që sulmi ndaj avokatit të ishte i planifikuar. Me provat që ka në duar, policia nga ana tjetër dyshon për një plan të mirëmenduar nga Dritan Nano, trashëgimtar nga ana e nënës së tij, në pronën e kullave. Për rastin, është ngritur akuzë për vrasje e funksionarëve publike, mbetur në tentativë

3 autorët e tjerë të dyshuar, 2 në mesin e dhunuesve, Drival Alia me Elton Kasajn dhe Romario Tabaku i cili i ndihmoi të largohen me makinë, janë ende në kërkim e kontrollet për kapjen e tyre po zhvillohen dhe gjatë natës. Sipas sistemit TIMS ata rezultojnë brenda vendit, grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të jenë larguar jashtë në mënyrë ilegale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË QELI MË RREZIKOHET JETA"/ Kërkoi lirimin nga burgu, GJKKO merr vendimin për Erzen Breçanin
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe temperatura deri në 30 gradë celsius

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT