• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NDAJ AFOKATIT SOKOL MËNGJESI/ Flet Shefi i Urgjencës te Spitali i Traumës: Ka dëmtime në kokë, orët në vijim vendimtare
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNA NDAJ AFOKATIT SOKOL MËNGJESI/ Flet Shefi i Urgjencës te Spitali i Traumës: Ka dëmtime në kokë, orët në vijim vendimtare

30 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shefi i Urgjencës te Spitali i Traumës Gjovalin Bushi në një prononcim për mediat ka folur për gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi, që u dhunua nga tre persona në mënyrë barbare.

Shefi i Urgjencës tek Trauma shprehet se pacienti ka dëmtime të shumta në kokë. Ai tha se orët në vijim janë vendimtare, në raport me atë sesi do të reagojë pacienti.Gjovalin Bushi: Nga momenti i djeshëm e deri më sot gjendja thuajse është stabël, megjithëse duhet ta themi se pacienti vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ka dëmtime të mëdha në kokë. Dje i është bërë një ndërhyrje e vogël nga pjesa e neurokirurgëve. Në ekzaminimin që është bërë sot në mëngjes është konstatuar se ka një ulje të edemës, e cila është ndër faktorët kryesorë që e rëndon gjendjen e pacientit. Në këto kushte, pacienti nuk ka nevojë që të kryhet ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Nga parametrat është stabël, por pritet sesi do të reagojë më vonë. Duhet të paktën 72 orë që të shihet momenti i parë sesi do të reagojë.

Pacienti duhet ndjekur vazhdimisht, nëpërmjet ekzaminimeve imazherike. Shpresoj të kemi një përmirësim të edemës, megjithëse ka edhe dëmtime të tjera. Është nën kujdes dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Nga të dhënat që kemi nga ekipi i mjekëve që e monitorojnë, nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Shpresoj të vijojë ky ritëm, që gjendja të jetë stabël dhe të tentohet për zgjim. Pacienti ka edhe shtypje të trurit.Orët në vijim janë vendimtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPALLET NË KËRKIM NJË 56-VJEÇAR/ Ngacmoi seksualisht dhe kërcënoi me thikë një grua në Tiranë
Previous article TË TJERA DETAJE/ Zbardhet dëshmia e gazetarit dhe dy zyrtarëve të AMP, Omeri dhe Selimi dyshohet se kishin lidhje

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT