• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA E RRAJAVE/ Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim mjekoligjor për kushërinjtë Maja
Home
Breaking News

DHUNA E RRAJAVE/ Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim mjekoligjor për kushërinjtë Maja

13 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim mjeko ligjor për kushërinjtë Maja të dhunura nga anëtarët e fisit Rraja më 6 korrik 2023.

Video e 6 korrikut 2023 tronditi opinionin publik duke shfaqur një dhunë brutale dhe të paprecedent ndaj banorëve të Borizanës, të cilët denoncuan në polisicë e Fushë Krujës, dhe protestuan në rrugë se aktiviteti i një guroreje në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të deputetit socialist të dorëhequr pas ngjarjes, Rrahman Rraja, po u shkatërronte shtëpitë.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u goditën barabarisht dhe u kërcënuan me armë nga anëtarë të fisit Rraja, mes tyre djali i deputetit Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta, të cilët ende sot e kësaj dite, dy muaj pas ngjarjes së rëndë janë ende në kërkim nga policia.

Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, janë lënë në burg 3 persona, Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Andi Rraja ndërsa ndaj pronarit të lokalit Kujtim Përdaku, ku ndodhi ngjarja, është dhënë masa ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallëzim krimi. Ngjarja e rëndë u pasua me shkrirjen e komisariatit lokal të policisë, ku u ndryshua gjithë kupola drejtuese ndërsa efektivat, u caktuan me detyra në qytete të tjera për tu zëvendësuar me punonjës policie të dërguar në krujë kryesisht nga Tirana.

Teksa prokuroria thotë se ka regjistruar procedim për plagosje të rëndë dhe hetimet vijojnë, ekspertiza e pritshme mjekoligjoreve duket se lehtëson ndjeshëm pozitën e dhunuesve. Neni 88 i Kodit Penal përcakton një dënim nga 5 deri në 15 vjet burg për ‘plagosje të rëndë’ ndërsa ‘plagosja e lehtë’, sipas nenit 89 dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Në një reagim, prokuroria sqaron se sipas përfundimit të mjekëve ligjorë dhuna e 6 korrikut ndaj Jashar dhe Bilibil Majës ka rezultuar nga plagosje e rëndë që ishte akuza kryesore, në plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje.

“…Sipas ekspertizës mjekoligjore të bërë ndaj Bilibil Majës është konstatua thyerje e kockës të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehtë, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.”

Deri më tani nuk ka komunikim akuze nga prokuroria dhe nuk përjashtohet mundësia që akuza të ndryshojë sërish, pasi në këtë fazë aktekspertimi ka nxjerrë dëmtime të lehta./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TANI DO JESH VJEHRRA IME"/ S’e dinte kuptimin e fjalës njerkë, Rudina tregon ‘sekretet’ për vajzën e Markut
Previous article POLICIA AKSION/ Zbulohen 710 bimë kanabis në Lezhë, arrestohet kultivuesi, në kërkim një 33-vjeçar që…

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT