• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dhoma e Lordëve në Britani: Ballkani kërcënohet nga liderët autoritarë, krimi dhe…
Home
Nderkombetare

Dhoma e Lordëve në Britani: Ballkani kërcënohet nga liderët autoritarë, krimi dhe…

10 January, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Një raport i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin britanik vë theksin në situatën e vendeve të Rajonit të Ballkanit, ndërsa theksohet se ato vuajnë nga udhëheqje autokratike, institucione të dobëta demokratike, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Sipas raportit në fjalë, në Ballkanin Perëndimor sundimi i ligjit dhe përparimi drejt demokracisë ose është në stanjacion ose ka bërë hapa prapa.

Në këtë kuadër, raporti i Dhomës së Lordëve me titull “Mbretëria e Bashkuar dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, thekson se kapja e shtetit, udhëheqja autoritare dhe politikat nacionaliste po vënë në rrezik sundimin e ligjit dhe arritjet në qeverisjen e mirë.

Raporti gjithashtu vë theksin në ndikimin rus në rajon, me qëllim pengimin e integrimit të afërt të vendeve me Perëndimin.

Por gjithashtu evidentohet se përveç Rusisë, ndikim në Ballkanin Perëndimor kanë edhe Turqia, Emiratet e Bashkuara apo Kina.

Raporti i Dhomës së Lordëve vë theksin se largimi apo emigrimi i trurit, njerëzve të arsimuar, rritja e ekstremizmit dhe nacionalizmit anti-demokratik, shtojnë pasigurinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas raportit, të hartuar pas një vizite në vjeshtën e kaluar të një përfaqësie të Dhomës së Lordëve në Ballkanin Perëndimor, Britania e Madhe pavarësisht Brexit, mbështet stabilitetin dhe prosperitetit në rajon.

“Ne do të mbështesim rajonin për të promovuar lirinë e mediave dhe shprehjes, luftën ndaj krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit”, thuhet ndër të tjera në raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Thanë se i kërkoi partneres kontratë paramartesore, reagon ashpër "Kahramani"
Previous article TRAGJIKE NË MILOT/ Aksident në lumin 'Mat', fugoni godet bordurën (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT