• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dhjetëra automjete klasike udhëtojnë nga Holanda në Kinë
Home
Jetë

Dhjetëra automjete klasike udhëtojnë nga Holanda në Kinë

9 July, 2018 k.autor Jetë

Dhjetëra automjete klasike dhe pronarët e tyre krenarë të cilët kanë marrë rrugë nga Holanda për në Pekin të Kinës, janë ndalur për një pushim në Kapadokia të Turqisë.

Në rrugëtimin “TransAsia” marrin pjesë udhëtarë nga disa shtete të Evropës, të cilët më 1 korrik filluan aventurën 25.000 kilometërshe.

Ndalesa në Nevşehir të Turqisë, ishte e pesta e tyre.

Të pasionuarit në automobilat e vjetër, vizituan luginën Kiliclar, ku dhe bënë një fotografi kolektive, ndërsa siç rrëfen koordinatori i projektit Klaas Postma, në Kinë do të mbërrijnë pas një rrugëtimi gjashtëjavor. Kthimi sipas tij, do të jetë përmes një tjetër rruge.

Postma tha se gjatë qëndrimit në Turqi, kishin rastin të shohin qytete të ndryshme bashkë me bukuritë natyrore të vendit, ndërkohë që u shpreh i kënaqur edhe nga mikpritja e banorëve.

“Nga Holanda u nisëm me synimin që të arrijmë në Kinë për gjashtë javë. Gjatë rrugëtimit njoftohemi me kultura të ndryshme, ndërsa gjatë rrugëtimit tetëditor nëpër Turqi kemi parë vende të bukura ndërsa vizituam edhe Stambollin dhe Ankaranë. Rrugëtimi po ecën mirë, turqit janë popull që duan të ndihmojnë, dhe nëse shfaqet ndonjë problem i natyrës teknike me automjetet, ata e zgjidhin menjëherë”, tha shtoi Postma.

Pjesëmarrësit e kësaj autokolone automjetesh të vjetra do të vazhdojnë përmes Iranit, Turkmenistanit, Uzbekistanit dhe Kirgistanit, që më 6 gusht të mbërrijnë në Kinë, që më pastaj përmes Mongolisë dhe Rusisë të kthehen në Evropë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksidentoi të miturin, në Elbasan arrestohet 37-vjeçari. 8-vjeçari ndodhet në spital, jashtë... (EMRI)
Previous article KAOS NË AEROPORTIN E RINASIT/ Qytetarët me orë të tëra duke pritur. Vonesa në fluturime

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT